Profesori i UP’së tregon se çka punon, të gjithë po tallen me të

Rron Gjinovci nga Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim [ORCA] përmes një publikimi në rrjetin social “Facebook”, ka shpërndarë disa të dhëna të profesorëve të Universitetit të Prishtinës, të përfshira në Kronikën “Perla nga UP”, nga revista satirike që boton kjo Organizatë – raporton Periskopi. Aty tregohet se si një profesor i ka përshkruar […]
Aty tregohet se si një profesor i ka përshkruar punët që ai kryen.
Ai është profesor i Fakultetit të shkencave sportive, për lëndët: Anatomi funksionale dhe Mjekësi.
“I kam mbajtur ligjeratat, u kam spjegu ua kam skjaru krejt çka kanë pasur të pakjartë, i kam mbajtur provimet, ua kam qit rezultatet dhe ua kam tregu testet se ku kanë gabuar. Poashtu, çdo javë kam mbajtur konsultime”, ka shkruar ai në përshkrimin e punës së tij në CV. /PERISKOPI













