Presidenti ngushëllues: Thaçi në të pamen e familjes që humbi djalin 13 vjeçar

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkuar sot në shtëpinë e familjes Bajramit në Skënderaj për të ngushëlluar familjen për vdekjen e djalit të tyre, E.Bajrami. Bashkë me Sami Lushtakun, Thaçi për disa minuta ka qëndruar te kjo familja duke ndarë dhimbjen në këto ditë të vështira për ta. E.Bajrami u godit nga një veturë […]
Presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka shkuar sot në shtëpinë e familjes Bajramit në Skënderaj për të ngushëlluar familjen për vdekjen e djalit të tyre, E.Bajrami.
Bashkë me Sami Lushtakun, Thaçi për disa minuta ka qëndruar te kjo familja duke ndarë dhimbjen në këto ditë të vështira për ta.
E.Bajrami u godit nga një veturë në Skënderaj ditën e shtunë duke mos arritur të iu rezistoi lëndimeve të marra për të ndërruar jetë më pas.












