Presidenti kinez: Tajvani duhet dhe do të bashkohet me Kinën

Presidenti i Republikës Popullore të Kinës, Xi Jinping, ka thënë se popullsia e Tajvanit duhet ta pranojë se vendi i tyre duhet të bashkohet me Kinën. Në një fjalim për shënimin e 40-vjetorit të përmirësimit të marrëdhënieve, ai e përsëriti thirrjen e Pekinit për bashkim paqësor. Ndonëse Tajvani ka vetëqeverisje dhe de fakto është i […]
Ndonëse Tajvani ka vetëqeverisje dhe de fakto është i pavarur, ky vend asnjëherë nuk e ka shpallur zyrtarisht pavarësinë nga Kina. Pekini e konsideron ishullin si provincë të veten dhe komentet e presidentit janë në vijë me politikën afatgjate të Kinës për ribashkim. Sidoqoftë, presidenti i Tajvanit, Tsai Ing-wen, tha se ishulli nuk do ta pranojë kurrë bashkimin me Kinën me kushtet e ofruara nga Pekini.
“Dua të theksoj se Tajvani nuk do ta pranojë kurrë idenë e një shteti me dy sisteme të ndryshme politike. Shumica e popullit tonë e kundërshton këtë ide dhe ky është konsensusi ynë”, tha presidenti tajvanez. Sipas kësaj ideje, Tajvani do të kishte të drejtë menaxhimi të çështjeve të brendshme, ngjashëm si shembulli i Hong Kongut, shkruan “BBC”.












