Preshevarët i shkruajnë Mogherinit, Thaçit, Shpend Ahmetit dhe Limajt: Na përfshini në dialog

Preshevarët i shkruajnë Mogherinit, Thaçit, Shpend Ahmetit dhe Limajt: Na përfshini në dialog

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberin i janë drejtuar zyrtarisht komisares së lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, znj.Mogherini dhe politikanëve që do të marrin pjesë nga Kosova në negociata me anë të një shkrese, shkruan Periskopi. Ata kanë kërkuar përfshirjen e Luginës […]

Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar bashkë me kryetarin e komunës së Bujanocit, z.Shaip Kamberin i janë drejtuar zyrtarisht komisares së lartë të BE-së për Politika të Jashtme dhe të Sigurisë, znj.Mogherini dhe politikanëve që do të marrin pjesë nga Kosova në negociata me anë të një shkrese, shkruan Periskopi.

Ata kanë kërkuar përfshirjen e Luginës së Preshevës në këtë fazë përfundimtare.

Ky është shkrimi i tij i plotë i z.Mustafa:

LUGINA E PRESHEVËS TË PËRFSHIHET NË FAZËN PËRMBYLLËSE TË DIALOGUT PRISHTINË-BEOGRAD

Në cilësinë e kryetarit të Këshillit Kombëtar Shqiptar, në një iniciativë të përbashkët me kryetarin e komunës së Bujanocit, z. Shaip Kamberi dhe deputetin popullor, z. Fatmir Hasani, sot iu drejtuam zyrtarisht Komisares së lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Politikat e Sigurisë, znj. Frederica Mogherini; Presidentit të Republikës së Kosovës, z. Hashim Thaçi, si dhe bashkëdrejtuesve të Delegacionit Shtetëror të Republikës së Kosovës, z. Shpend Ahmeti dhe z. Fatmir Limaj.
Kërkuam përfshirjen e Luginës së Preshevës në fazën përfundimtare të dialogut ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.
Në këtë shkresë është theksuar se Marrëveshja eventuale përfundimtare midis Kosovës dhe Serbisë është mundësi edhe e zgjidhjes së problemeve jetike për shqiptarët e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Prandaj, ne, përfaqësuesit legjitim të institucioneve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, kërkojmë nga titujt e lartpërmendur, përfshirjen e çështjes së Luginës së Preshevës në procesin e kësaj faze të dialogut, që synon arritjen e një marrëveshje përfundimtare ligjërisht e ndërkombëtarisht të obligueshme.
Përfshirja dhe trajtimi i çështjes së Luginës së Preshevës në këtë fazë të dialogut është nevojë për paqen afatgjate dhe midis popujve në Ballkanin Perëndimor.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?