Porosia e Fatmir Limajt për të ftuarit nga Specialja

Porosia e Fatmir Limajt për të ftuarit nga Specialja

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Fatmir Limaj vlerëson se fati individual nuk mundet të jetë pengesë për zhvillimin e vendit. Ai u bënë thirrje të gjithë atyre që marrin ftesë nga Gjykata Speciale, të përgjigjen, dhe të kryejnë obligimin para ligjit. Ish-komandant Çeliku në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës thotë se është i bindur që edhe nga ky […]

Ish-komandant Çeliku në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës thotë se është i bindur që edhe nga ky proces do të dilet pastër ashtu siç ka qenë UÇK-ja.

Derisa Gjykata Speciale veç ka filluar punën me lëshimin e ftesave për disa persona në Kosovë, Fatmir Limaj thotë se nuk duhet befasuar tani me veprimet e kësaj gjykate.

Në një intervistë për KosovaPress, Limaj kujton se Gjykata Speciale është votuar në Kuvendin e Kosovës, andaj sipas tij përgjegjësia mbetët tek votuesit.

“Unë çuditem nëse dikush ndjehet i befasuar nga veprimet e Gjykatës Speciale, atëherë kur është votuar është votuar për këtë punë. Ata që e kanë votuar marrin përgjegjësinë e vetë votimit të saj, unë e kam dhënë mendimin tim në kohën e duhur, që është e padrejtë forma dhe mënyra, por tani jemi para kësaj, Parlamenti i Kosovës e ka votuar. U bëj thirrje krejt njerëzve kënd do qe e fton Gjykata Speciale t’i përgjigjet, e ka obligim t’i përgjigjet ligjit. Dhe, kështu kontribuon, respekton vendin e vet dhe ligjin, dhe kryen obligimin e vet qytetar. Nuk mundet fati individual të jetë pengesë e zhvillimit të vendit, këtë nuk guxon askush, të barazojë fatin e tij individual me fatin e Republikës së Kosovës. Arsyet pse është formu e si, është dashur me i fol në 2015-ën, jo tani. Tani është detyrë e çdo qytetari të këtij vendi, të përgjigjet drejtësisë, pikë”, thotë ai.

Limaj, ndaj të cilit ishin ngritur shumë aktakuza kohë më parë, dhe një pjesë të madhe të jetës së tij e kaloi në gjykata, thotë se është i sigurt që edhe nga procesi i Gjykatës Speciale do të dilet ashtu siç ka qenë Ushtria Çlirimtare e Kosovës.

“Jam i sigurt që edhe nga ky proces do të dilet ashtu siç ka qenë Ushtra Çlirimtare e Kosovës, dhe ajo që duhet është që tani kjo betejë të zhvillohet në betejën juridike, brenda përbrenda procesit të drejtësisë siç e parasheh kjo Gjykatë Speciale”, thotë ai.

Kujtojmë se muajin që shkoi, ish-luftëtari i UÇK-së, Sami Lushtaku ka pranuar një ftesë që më 14 janar 2019 të paraqitet pranë Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë.

Përveç tij, ftesë zyrtare nga Gjykata Speciale kanë marrë edhe Rrustem Mustafa, Sokol Dobruna dhe Nazim Mehmeti dhe disa të tjerë.

Në gusht të vitit 2015, deputetët e Kuvendit të Kosovës i thanë Po Gjykatës Speciale.

Me 82 vota për, 5 kundër dhe 1 abstenim, ata votuan ndryshimet kushtetuese të cilat i hapën rrugë themelimit të kësaj gjykate, e cila u kërkua nga bashkësia ndërkombëtare.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?