Policia jep detaje: Kështu e përgatiti dhëndri vrasjen e trefishtë në Tiranë

Policia jep detaje: Kështu e përgatiti dhëndri vrasjen e trefishtë në Tiranë

Tirana u trondit mëngjesin e djeshëm nga një krim i rëndë në familje, që ndodhi në zonën e Unazës së Re. Dhëndri ekzekutoi me armë zjarri vjehrrin e vjehrrën, më pas qëlloi veten me thikë e u hodh nga ballkoni. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, ku nuk i mbijetoi plagëve, duke […]

Tirana u trondit mëngjesin e djeshëm nga një krim i rëndë në familje, që ndodhi në zonën e Unazës së Re.

Dhëndri ekzekutoi me armë zjarri vjehrrin e vjehrrën, më pas qëlloi veten me thikë e u hodh nga ballkoni. Ai u transportua në gjendje të rëndë në spital, ku nuk i mbijetoi plagëve, duke ndërruar jetë.

Viktimat janë Bujar dhe Xhevahire Mataj, burrë e grua, 63 dhe 52 vjeç, me origjinë nga Korça, të cilët u vranë në banesë nga dhëndri i tyre, Majlind Lila, që më pas vrau edhe veten. Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 06:00 në rrugën “Kristaq Mone”, në zonën e njohur si “Astiri” në Tiranë.

Burime nga Policia thanë se autori i krimit, Majlind Lila, 52 vjeç, me origjinë nga Mati, qëlloi disa herë me një pistoletë tip “TT” mbi vjehrrin dhe vjehrrën, duke i lënë ata të vdekur në vend. Të njëjtat burime thanë se trupi i pajetë i 63- vjeçarit Mata u gjet në kuzhinë, ndërsa i bashkëshortes së tij në korridor.

Duket se ajo ka tentuar të shpëtojë pasi ka parë vrasjen e të shoqit, por dhëndri e ka ndjekur, duke e qëlluar nga pas. Pasi është siguruar se i ka vrarë të dy, 52-vjeçari Lila ka tentuar të qëllojë edhe veten, por sipas verifikimeve paraprake të pistoletës, duket se ajo është bllokuar. Për këtë arsye, ai ka marrë një thikë në kuzhinën e viktimave, duke e goditur veten disa herë e më pas është hedhur nga kati i dytë i banesës.

NGJARJA

Autori i krimit të trefishtë, Majlind Lila, prej disa vitesh kishte bashkëjetuar me Nevila Matajn, vajzën e çiftit që vrau. Nga bashkëjetesa e tyre kishte ardhur një jetë një vajzë, e cila sot është 5 vjeç.

Çifti kishte udhëtuar drejt Suedisë disa vite më parë, pasi Lila nuk ndihej i sigurt për jetën e tij, pasi në vitin 2014 kishin tentuar ta vrisnin. Por duket se as atje marrëdhënia e tij me 37-vjeçaren Mataj nuk ka funksionuar, për arsye që ende nuk dihen. Burime nga Policia thanë dje se rreth dy vite më parë ai ishte larguar nga Suedia në drejtim të Greqisë, nuk dihet nëse është dëbuar apo ka ikur me dëshirë.

Ndërsa tri ditë më parë ka mbërritur në Shqipëri, duket me synimin e qartë për të vrarë vjehrrin dhe vjehrrën, pasi me ta kishte pasur shumë mosmarrëveshje, për shkak se nuk e kishin qenë dakord me bashkëjetesën e tij me vajzën e tyre. Pas mbërritjes në Tiranë, Majlind Lila ka përgatitur ngjarjen një natë më parë, ndërsa të nesërmen, dje rreth orës 06:00 të mëngjesit, ka shkuar në shtëpinë e vjehrrit, Bujar Mataj, në rrugën “Kristaq Mone”.

Sipas të dhënave, çifti Mataj ka qenë duke përgatitur kafen e mëngjesit, kur në derë është shfaqur dhëndri i tyre, Majlind Lila. Nuk dihet nëse ka pasur ndonjë debat që ka zgjatur mes tyre apo vrasja ka qenë e menjëhershme. Derën ia ka hapur e zonja e shtëpisë, ndërsa ai është futur fillimisht në kuzhinë, duke vrarë vjehrrin e më pas vjehrrën në korridor.PANORAMA

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?