Policia i la 6 mijë e 500 vetë pa patent shofer vitin e kaluar

Policia i la 6 mijë e 500 vetë pa patent shofer vitin e kaluar

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ka ndërmarrur aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor. Gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.12.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ku më poshtë paraqiten të dhënat statistikore të kundërvajtjeve të shqiptuara […]

Policia e Kosovës me qëllim të ngritjes së nivelit të sigurisë rrugore dhe uljen e aksidenteve, në vazhdimësi ka ndërmarrur aktivitete në zbatim të ligjeve të fushës së trafikut rrugor.

Gjatë periudhës kohore 01.01.2018 deri 31.12.2018 janë identifikuar një numër i konsiderueshëm i kundërvajtësve, ku më poshtë paraqiten të dhënat statistikore të kundërvajtjeve të shqiptuara nga Policia, transmeton Indeksonline.

Aktivitetet prej datës 01.01.2018 deri 31.12.2018

Krahasimi i aksidenteve rrugore, për periudhën kohore janar–dhjetor 2017/2018

Në aspektin e parandalimit, vetëdijesimit dhe ndërgjegjësimit, Policia ka ndërmarrë këto masa:

• Është implementuar projekti për siguri në trafik “Lëvizni të sigurt në trafik”. Përmes njësive të trafikut dhe stacioneve policore, janë shpërndarë fletëpalosje tek pjesëmarrësit në trafik. Gjithashtu projekti është promovuar edhe në rrejte sociale dhe media, përfshirë këtu edhe ligjëratat dhe diskutimet në institucione shkollore.

• Është implementuar projekti për siguri në trafik “Për një vit më të sigurt në trafik”. Projekti për qëllim ka pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, duke përfshirë diasporën dhe shtetasit e huaj. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat kufitare dhe në tërë territorin e vendit.

• Është implementuar projekti për siguri në trafik “Përqendrohu në ngasje! ”. Projekti për qëllim ka pasur vetëdijesimin e pjesëmarrësve në trafik, veçanërisht shoferëve. Shpërndarja e fletëpalosjeve është bërë në të gjitha pikat kufitare dhe në tërë territorin e vendit.

• Është implementuar projekti për siguri në trafik “Të sigurt në rrugë gjatë dimrit”, duke shpërndarë fletëpalosje për pjesëmarrësit në trafikun rrugor, si dhe nga ana e Ministrisë së Infrastrukturës dhe AMCK e njëjta është shpërndarë edhe në Qendrat e Kontrolleve Teknike dhe në disa nga pikat e furnizimit me karburante dhe pikave që furnizojnë me goma, i cili projekt ka pasur për qëllim ngritjen e vetëdijesimit të shoferëve në përdorim të pajisjeve dimërore.

• Është vazhduar me kontaktet, diskutimet, trajnimet dhe ligjëratat e rregullta në institucione shkollore lidhur me sigurinë në trafik.

• Përveç urdhrave dhe planeve operative, janë ndërmarrë masa shtesë duke krijuar TASK FORCË për parandalimin e aksidenteve në trafikun rrugor

• Po ashtu në kuadër të aktiviteteve parandaluese PK-ja ka angazhuar edhe patrullime policore me VETURA CIVILE si dhe njësi policore që operojnë me DRON.

Policia e Kosovës vazhdon të kërkojë dhe njëherit të apelojë tek të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që t’iu përmbahen dispozitave ligjore, të rritet vigjilenca, të shtohet kujdesi në respektimin e rregullave që dalin nga ligjet e trafikut, për të garantuar një siguri më të madhe për të gjithë pjesëmarësit në rrugë, me qëllim të shmangies së aksidenteve rrugore në tërësi e në veçanti të atyre me pasoja fatale.

Policia e Kosovës, edhe pse nuk ka qëllim primar ndëshkimin, për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor që bien ndesh me ligjet e trafikut do të vazhdojë të aplikojë masa ligjore.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?