Policia flet për mbrojtjen e Hahn gjatë vizitës së tij: Gjithçka shkoi sipas agjendës së paraparë

Policia flet për mbrojtjen e Hahn gjatë vizitës së tij: Gjithçka shkoi sipas agjendës së paraparë

Komisioneri për Zgjerim në Bashkimin Evropian, Johannes Hahn sot ka qëndruar për një vizitë në Kosovë, me ç’rast është takuar me kryeministrin Ramush Haradinaj. Vizitat e personaliteteve të tilla  kërkojnë një siguri të lartë shtetërore. Ndonëse disa media vendore sot kanë raportuar se Hahn kishte refuzuar përkujdesjen e sigurimit nga autoritetet e sigurisë kosovare, duke […]

Vizitat e personaliteteve të tilla  kërkojnë një siguri të lartë shtetërore. Ndonëse disa media vendore sot kanë raportuar se Hahn kishte refuzuar përkujdesjen e sigurimit nga autoritetet e sigurisë kosovare, duke kërkuar vetëm praninë e EULEX’it, Policia e Kosovës pohon se ishin në dispozicion të plotë.

Periskopi ka kontaktuar me Policinë e Kosovës, të cilat sqarojnë se edhe për këtë vizitë kanë angazhuar të gjitha njësitet relevante për mbarëvajtjen dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme. Sipas tyre, gjithçka ka shkuar sipas agjendës.

‘’Policia e Kosovës eshte institucioni kryesor per garantimin e rendit dhe sigurise publike ne vend. Sikurse edhe në te kaluaren gjatë vizitave te personaliteteve te larta nderkombtare Policia e Kosoves edhe me rastin e kesaj vizite me njesitet e saj relevante ka ndermarr te gjitha veprimet e nevojshme per mbarëvajtje të vizitês dhe garantim te sigurise se pergjithshme. Perderisa cdo gje gjate realizimit te kesaj vizite ka shkuar sipas agjendës’’, thuhet në përgjigjen e Policisë për Periskopin.

Hahn iku nga Kosova pa asnjë deklaratë të vetme para mediave. Vetëm pas disa orësh, ai shkroi në Twitter.

Hahn ka thënë se ka pasur një takim dhe diskutim të mirë me kryeministrin Ramush Haradinaj, dhe me ministrat e tij. Si dhe ka folur për avancim të rrugës evropiane të Kosovës, por jo konkretisht edhe për taksën dhe liberalizimin e vizave. Kjo e fundit u përmend nga kryeministri Ramush Haradinaj.
“Vizita e parë e 2019 në rajon: Prishtina e bardhë, kisha një bisedë të hapur e të mirë me kryeministrin Ramush Haradinaj. Jemi duke shikuar para për të punuar ngushtë në lidhje me çështjet e mbetura këtë vit, ashtu që Kosova të avancojë në rrugën e saj në BE”, ka shkruar Hahn.

Ndërsa Haradinaj anën tjetër tha se me Hahn ka biseduar për liberalizimin e vizave. Ani pse vetë Hahn ishte ai që pati deklaruar se nuk mund të flitet për vizat deri në vitin 2020. /Periskopi/

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?