Policia bëhet me plan për të ndjekur grabitësit

Policia bëhet me plan për të ndjekur grabitësit

Policia e Kosovës dhe Ministria e Punëve të Brendshme kanë hartuar plan të veçantë për parandalimin e plaçkitjeve. Sipas Policisë së Kosovës zbatimi i këtij plani po rezulton me sukses, pasi ata kanë arritur të arrestojë shumë persona të dyshuar. Vrasja e policit dhe grabitjet e ditëve të fundit nëpër Kosovë, kanë bërë që Ministria […]

Vrasja e policit dhe grabitjet e ditëve të fundit nëpër Kosovë, kanë bërë që Ministria e Punëve të Brendshme, se bashku me Policinë e Kosovës të hartojnë operacione konkrete për siguri më të madhe.

Numri i shtuar i forcave të rendit shihet në vendet ku janë më të frekuentuara nga qytetarët, krejt kjo për të ofruar më shumë siguri.

Ministria e Punëve të Brendshme thotë se ky plan do të mbetet në fuqi deri në një plan tjetër nga institucionet e sigurisë.

“Varësisht prej vlerësimeve që i bën policia e vendit, duke marrë parasysh edhe rrethanat aktuale dhe zhvillimet në një të ardhme të afërt. Ne kemi kërkuar që masat të jenë proporcionale në raport me zhvillimet e javëve të fundit”, tha për RTV Dukagjinin, Selami Shkodra.

Shkodra shtoi se mbeten të përkushtuar në realizimin e detyrave operacionale me qëllim të parandalimit dhe luftimit të fenomeneve të cilat po cenojnë sigurinë publike në Kosovë si dhe po shqetësojnë qytetarët dhe opinionin publik, përcjell Telegrafi.

Edhe Policia e Kosovës bënë të ditur se pas një pune operativo-hetimore janë identifikuar dhe arrestuar disa persona për këto plaçkitje.

“Gjatë operacioneve policore, vetëm në rajonin e Prishtinës janë arrestuar 32 persona të dyshuar të cilët janë në paraburgim, ku disa nga ta dyshohet se kanë kryer më shumë se dy raste të grabitjeve dhe gjithashtu gjashtë persona të tjerë janë evidentuar dhe janë në kërkim nga Policia e Kosovës”, tha  Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, gjatë vitit 2017 janë evidentuar 27 raste me vrasje ndërsa në vitin 2018 janë  shënuar 32 raste të vrasjeve të ndryshme./

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?