Polaku ngatërroi fluturimin nga Londra, përfundoi në Maltë dhe këtë e kuptoi vetëm pasi kishte hipur në një taksi

Një polak , 75 vjeçar dhe baba i pesë fëmijëve, kishte ngatërruar të mërkurën fluturimin e tij duke udhëtuar 1000 milje larg shtëpisë së tij në Poloni për ku ishte nisur nga Britania e Madhe. Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai udhëtoi me kompaninë Ryanair nga Aeroporti i Leeds dhe përfundoi në Malta ku e kuptoi […]
Një polak , 75 vjeçar dhe baba i pesë fëmijëve, kishte ngatërruar të mërkurën fluturimin e tij duke udhëtuar 1000 milje larg shtëpisë së tij në Poloni për ku ishte nisur nga Britania e Madhe.
Mediat ndërkombëtare raportojnë se ai udhëtoi me kompaninë Ryanair nga Aeroporti i Leeds dhe përfundoi në Malta ku e kuptoi që është në shtetin e gabuar vetëm pasi kishte hipur në taksi dhe taksisti po fliste një gjuhë tjetër nga e tij.
Para se të përfundonte në Malta, Pawel Lawreniuk kishte udhëtuar për në Britani për të vizituar familjen e tij dhe për të kaluar me ta Krishtlindjen.
Ai mori fluturimin e gabuar dhe kur mbërriti në Malta, gjatë rrugëa për në Poloni. Por këtë nuk kishte arritur ta kuptonte vetëm deri në momentin kur i kishte folur në polonisht taksistit dhe ai nuk e kishte kuptuar asnjë fjalë nga ai. “Më vjen keq nuk flas polonisht”, i ka thënë taksisti. Derisa plaku mnuk fliste gjuhën e tij.
Për fat të mirë të tij një grua kalimtare të cilën e kishin ndalur kishte folur polonisht dhe i kishte ndihmuar atij që ta kontaktojë vajzën në Britani për të bërë zgjidhje për të. Ai ka arritur që të njëjtën ditë të gjejë fluturim për në Poloni.
Familjarët e tij janë ankuar tashmë në kompaninë ajrore dhe kanë paralajmëruar se do të marrin masa meqë bileta e tyre ishte në rregull porse e shkruar gabimisht nga punonjësit e agjencionit. /Përktheu Periskopi












