Petroviq: Anëtarët e partisë time po keqtrajtohen nga BIA,

Petroviq: Anëtarët e partisë time po keqtrajtohen nga BIA,

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq në një konferencë për media ka thënë se anëtarët e partisë së tij po keqtrajtohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë [BIA], raporton KTV. Duke përmendur ndalimin e tij prej katër orësh më 8 dhjetor dhe ndalimin […]

Kryetari i Partisë së Pavarur Liberale [SLS] në Kosovë, Slobodan Petroviq në një konferencë për media ka thënë se anëtarët e partisë së tij po keqtrajtohen nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe nga Agjencia e Inteligjencës së Serbisë [BIA], raporton KTV.

Duke përmendur ndalimin e tij prej katër orësh më 8 dhjetor dhe ndalimin e zëvendësministrit Boban Stankoviq që ndodhi të mërkurën, Petroviq ka thënë se institucionet serbe po përdoren për qëllime partiake dhe politike.

“Ajo çfarë ndodhi mbrëmë në Merdare na detyroi të mbajmë një takim të partisë. SLS-ja po maltretohet nga MUP i Serbisë dhe BIA. Fillimisht më ndaluan mua dhe dje edhe zëvendëskryetarin e partisë dhe zëvendësministrin Boban Stankoviq. Konsiderojmë se fjala është për maltretim, ndonëse jo fizik. Por kur e mban dikë me 4 apo pesë orë në kufi, duke e pyetur për gjëra që dihen e që mund të lexohen edhe në media, është e pashembullt”, ka thënë Petroviq.

“Fjala është për keqpërdorim të institucioneve serbe për qëllime partiake e politike. Na kujtohen edhe kërcënimet që përjetuam gjatë zgjedhjeve dhe atëkohë disa njerëz që ndodheshin në listët të SLS-së u përjashtuan nga puna”, ka shtuar ai.

Duke thënë se nuk u frikësohen kërcënimeve, Petroviq është shprehur i gatshëm të bisedojë me institucionet serbe, por ka theksuar se serbët në Kosovë nuk janë kriminelë.

“U bëj thirrje BIA-s dhe kryeministres e presidentit të Serbisë që të shpjegojnë të gjithëve edhe neve se përse unë e Stankoviqi u ndalëm në kufi. Është e pamundur që ata të mos e dinë arsyen përse u ndaluam në kufi”, ka thënë Petroviq.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?