Pesë persona humbën jetën nga stuhia e borës në SHBA

Autoritetet amerikane kanë njoftuar se stuhia dhe reshjet e mëdha të borës kanë shkaktuar vdekjen e pesë personave. Moti i lig e ka përfshirë Kansasin, Nebraskan, Missourin, Iowan, Illinoisin dhe Indianan. Trashësia e borës ka shkuar në mbi 30 centimetra dhe vozitja është bërë e rrezikshme. Të paktën pesë persona humbën jetën në aksidentet e […]

Të paktën pesë persona humbën jetën në aksidentet e shkaktuara nga rrugët e rrëshqitshme në Kansas dhe Missouri. Në mesin e viktimave ishin një grua dhe vajza e saj 14-vjeçare, vetura e të cilave u ndesh me një kamion të madh. Autoritet e Missourit kanë pranuar më shumë se tre mijë thirrje për ndihmë. Gjatë të shtunës janë shënuar mbi 700 aksidente dhe 1300 vetura kanë dalë nga rruga.

Njësitë policore të autostradave në Missouri kanë njoftuar se qarkullimi është vështirësuar dhe se vonesat për të arritur në destinacione të caktuara mund të jenë deri në tetë orë. Një rrugë në Indiana është bllokuar për disa orë pasi një kamion rrëshqiti dhe i bllokoi të gjitha korsitë e rrugës. Stuhia ka filluar të zhvendoset në lindje, me ç’rast trashësia e borës në Washington pritet të shkojë në 25 centrimetra.

Meteorologët kanë paralajmëruar se reshje më të mëdha të borës do të bien në Virgjinia. Guvernatori i Virgjinias, Ralph Northam, e ka shpallur gjendjen e emergjencës në mbrëmjen e së shtunës në mënyrë që vendi të përgatitet sa më mirë për këto kushte atmosferike, shkruan “The Guardian’’.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?