Pesë deputetët e vetëm që kishin dhënë votën kundër Gjykatës Speciale

Gjykata Speciale në fund të vitit të kaluar ka nisur ftesat e para ndaj disa pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Sipas Organizatës së Veteranëve të UÇK’së, 11 prej tyre tashmë janë thirrur për të shkuar në Hagë. Të parët që sot morën rrugën për atje janë komandantët Sami Lushtaku dhe Rrustem Berisha-Remi. Gjykatës Speciale […]
Të parët që sot morën rrugën për atje janë komandantët Sami Lushtaku dhe Rrustem Berisha-Remi.
Gjykatës Speciale para 4 viteve i kishin hapur rrugë 82 deputetë të Kuvendit të Kosovës të cilët kishin votuar pro themelimit të saj.
Vetëm pesë prej tyre kishin mohuar kategorikisht këto ndryshime kushtetuese.
Ndërsa Rafet Rama nga Partia Demokratike e Kosovës kishte abstenuar gjatë procesit të votimit në Kuvend.
Periskopi ju risjell listën e deputetëve që më 2015 votuan kundër Speciales në Kuvend:
Raif Qela -PDK
Flora Brovina -PDK
Ganimete Musliu -PDK
Nait Hasani – PDK
Fadil Demaku PDK












