Personat e kërkuar nga Policia e Kosovës shfaqen në Facebook, ofendojnë

Policia kishte njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, dy persona që janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, janë shfaqur së bashku në një fotografi në Facebook Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar kohë më parë se është në kërkim […]

Policia kishte njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë Kastriot Shala dhe Leutrim Latifi, dy persona që janë shpallur në kërkim nga Policia e Kosovës, janë shfaqur së bashku në një fotografi në Facebook

Policia e Kosovës përmes një komunikate ka njoftuar kohë më parë se është në kërkim të tre personave të cilët dyshohet të jenë të përfshirë në disa raste të grabitjeve.

Ata kishin kërkuar ndihmën e qytetarëve për lokalizimin e të dyshuarve që sipas fotografisë janë në rahati sa për të dalë së bashku në kafene. Në ‘Facebook-un’, e Kastriot Shalës është postuar një fotografi ku është etiketuar edhe Leutrim Latifi.

Postimin e tyre ata e kanë shoqëruar me mbishkrimin ‘E sa njeri ka ba turr, e u hi nër tavolinë si [qen]”. Në nëntor, policia kishte njoftuar se të dyshuarit që janë në kërkim konsiderohen me rrezikshmëri të lartë dhe aktualisht gjenden në arrati në përpjekje për t’iu shmangur arrestit policor.

Sipas policisë, dy të lartpërmendurit dhe Ridvan Ademi nga Podujeva ekziston dyshimi i arsyeshëm se të njëjtit mund të jenë të implikuar në rastet e grabitjeve që po hetohen.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?