Përplasja për Gent Cakajn: Ditmir Bushati anuloi të gjitha pjesëmarrjet jashtë shtetit si kryediplomat

Përplasja për Gent Cakajn: Ditmir Bushati anuloi të gjitha pjesëmarrjet jashtë shtetit si kryediplomat

Përplasja institucionale mes presidentit dhe kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Evropë. Top Channel mësoi se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të […]

Përplasja institucionale mes presidentit dhe kryeministrit, me në fokus kreun e diplomacisë shqiptare, ka prodhuar pasojat e para në politikën e jashtme të vendit, duke filluar nga marrëdhëniet me Gjermaninë, vendi me më shumë peshë në Evropë.

Top Channel mësoi se ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati, e ka anuluar vizitën e tij në Gjermani, të programuar për javën e ardhshme. Bushati duhej të takonte homologun e tij në Berlin, ku të martën më 15 janar do të pritej në vizitë zyrtare nga ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass.

Zhvillimet e fundit kanë detyruar Ditmir Bushatin të anulojë agjendën e jashtme, pjesë e së cilës ishin edhe dy takime në Bruksel më 10 janar, gjithashtu të anuluara: ai me shefen e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, si dhe takimi me eurokomisionarin për Zgjerimin, Johannes Hahn, asnjëri prej të cilëve nuk u zhvillua.

Ditmir Bushati gjendet në kushtet ku Kryeministri ka zgjedhur ta zëvendësojë atë, ndërsa Presidenti refuzon të dekretojë largimin e tij, një imponim ky që e ka kthyer “de facto” kabinetin në qeverinë Rama-Meta.

Burime nga Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme i thanë Top Channel-it se pavarësisht kësaj situate dhe anulimit të agjendës së jashtme, mbeten të konfirmuara dy takime të tjera të ministrit Bushati me homologët e tij në Tiranë. Bëhet fjalë për vizitat në Shqipëri të ministrit italian, Enzo Moavero Milanesi, programuar për të mërkurën më 16 janar, si dhe atë të ministrit të Jashtëm holandez, Stef Blok, në agjendë të enjten.

Burimet shpjegojnë se për të ruajtur seriozitetin e shtetit, Ditmir Bushati nuk ka kërkuar anulimin e këtyre dy vizitave, për sa kohë ata janë ftuar nga autoritetet shqiptare, si dhe nga ana tjetër të dy ministrat e Jashtëm kanë konfirmuar vullnetin për t’u takuar me ministrin Bushati, pavarësisht zhvillimeve të fundit./TCh/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?