PDK së shpejti shpallë zgjedhjet për kryetar, nuk guxon ta sfidojë askush Kadri Veselin

PDK së shpejti shpallë zgjedhjet për kryetar, nuk guxon ta sfidojë askush Kadri Veselin

I tërë fokusi në procesin e zgjedhjeve të brendshme të PDK-së është se a do të ketë kundërkandidat kryetari aktual i kësaj partie, Kadri Veseli. Deri më tani në garë për të parin e PDK-së është vetëm Veseli. Për vite me radhë në krye të PDK-së, qëndroi Hashim Thaçi deri në momentin kur hoqi dorë […]

Për vite me radhë në krye të PDK-së, qëndroi Hashim Thaçi deri në momentin kur hoqi dorë nga ambicia për ta mbajtur këtë pozitë. Në maj të 2016-ës, Kadri Veseli u zgjodh kryetar i kësaj partie.

Megjithëkëtë, Kadri Veseli duket se do të udhëheqë PDK-në edhe për një mandat, pasi nuk ka asnjë kunderkandidat. Këtë e ka konfirmuar edhe sekretari i përgjithshëm i partisë, Basri Musmurati.

“Kadriu e ka meritu këtë post dhe sigurisht do të kandidojë për postin e ardhshëm të kryetarit. Nuk e di a do të ketë kundërkandidat deri më tani askush nuk ka dalë publikisht. Zgjedjet s’janë kry ende as Kadriu zyrtarisht ende nuk e ka shpallur kandidaturën”, tha Musmurati për Express.

Zgjedhjet e brendshme në PDK, kanë filluar në tetor dhe fillimisht zgjedhjet po kryhet nëpër nëndegë e degë. Kur të përfundojnë të gjitha atëherë do të organizohet Konventa Zgjedhore, tha më tej Musmurati.

“Na jem tu i mbajt zgjedhjet në degë e nendëge ende nuk janë kry në të gjitha degët e nëndegët dhe në momentin që kryhen zgjedhjet nëpër degë atëherë organizojmë konventën zgjedhore për t’i zgjedhë organet qendrore të partisë dhe për ta zgjedhë kryetarin e ardhshëm të partisë”, tha ai.

Musmurati nuk dha ndonjë afat kohor se kur do të zgjedhet kryetari i partisë.

“Në disa degë janë kryer por kemi numër të madh të degëve për ti mbajt kuvendet zgjedhore. Besoj që brenda këtij muaji nëse jo të gjitha pjesën dërrmuesë te degëve kemi me i kry dikund janë 1200 nëndegë. Sa i përket konventës zgjedhore të partisë në momentin që kryhen zgjedhjet nëpër nendegë do ta caktojmë datën kur e mbajmë konventën”, u shpreh ai.

I pyetur nëse partia po përballet me probleme gjatë këtij procesi, Musmurati tha se kur ka më shumë kandidatë në një garë ka pakënaqësi, por shtoi se kjo është normale.

“Nuk mund të theksojmë se ka probleme aty ku ka gara me mujt njëri tjetrin. Kur ka gara kualiteti zgjedhor na del më mirë, problem ka aty kur kundërshtohet mu mbajt zgjedhjet-aso nuk kemi. Kur kandidaojnë më shumë kandidatë ai që nuk fiton ndahet i pakënaqur, kjo është normale”, përfundoi Musmurati.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?