PDK në Skenderaj merr këtë vendim pas shkuarjes së Sami Lushtakut në Hagë

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dega në Skenderaj, ka marrë vendim për shtyrjen e aktiviteteve zgjedhore të degës si pasojë e mungesës së kryetarit të PDK-së në Skenderaj, Sami Lushtaku, i cili gjatë vikendit udhëtoi për në Hagë. Lushtaku, i cili do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjatë ditëve në […]

Lushtaku, i cili do të intervistohet nga hetuesit e Zyrës së Prokurorit të Specializuar gjatë ditëve në vijim, konsiderohet shumë i rëndësishëm në degën e PDK-së në Skenderaj.

Përmes një njoftimi për media, dega e PDK-së në Skenderaj ka thënë se pa Lushtakun nuk mund të mbahen aktivitetet zgjedhore të partisë.

“Dega e PDK-së në Skenderaj njofton strukturat organizative, anëtarët dhe simaptizantët, se për shkak të intervistimit të Kryetarit të Degës së PDK-së z. Sami Lushtaku nga Gjykata Speciale do të shtyhen aktivitetet zgjedhore të degës”, ka thënë PDK në Skenderaj.

PDK ka njoftuar se aktivitetet zgjedhore do të mbahen pas kthimit të Lushtakut nga Haga.

“Vazhdimi i mbajtjes së kuvendeve të nëndegëve do të bëhet pasi z. Lushtaku të kthehet nga intervistimi. Të gjithë anëtarët dhe simpatizantët do të njoftohen me kohë për vazhdimin e procesit të brendshëm zgjedhor”, thuhet në kumtesën e PDK-së.

Ish-shefi i Shtabit të UÇK-së është ftuar për intervistim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, por ende nuk dihet nëse është ftuar në cilësinë e të dyshuarit apo të dëshmitarit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?