Patriarku serb Irinej ankohet për taksat ndaj mallrave serbe

Kreu i Kishës Ortodokse Serbe (SPC), Patriarku Irinej, ka deklaruar se një nga parakushtet kyçe për zgjidhjen e problemit të Kosovës është “ndërtimi i një shoqërie të bazuar në sundimin e ligjit, ku njerëzit me prejardhje të ndryshme mund të jetojnë në paqe, me mbrojtje të plotë dhe respekt për çdo identitet fetar, kulturor dhe […]
“Duke folur për një zgjidhje të përhershme të problemit në Kosovë, pa respektuar këto parakushte, do të thoshte pranimi i spastrimit etnik të luftës si akt përfundimtar dhe duke hedhur poshtë të gjitha vlerat mbi të cilat, në parim, qëndron Evropa e krishterë si dhe e gjithë bota”, thuhet në letrën e Irinej me rastin e Krishtlindjes Ortodokse.
Ai tha se ‘vendosja e taksave famëkeqe’ mbi mallrat serbe, formimi i Ushtrisë së Kosovës, synon ‘kërcënimin e mëtejshëm dhe dëbimin përfundimtar të të gjithë serbëve nga Kosova’.
Megjithatë, në mesazhin e tij Patriarku Irinej ‘harron’ të përmendë gjenocidin që serbët kanë kryer ndaj popullatës së pafajshme shqiptare gjatë luftës së fundit në Kosovë dhe dëbimin e një milion shqiptarëve nga vatrat e tyre, duke kryer kështu një spastrim etnik, të cilit iu kundërvu UÇK-ja dhe NATO-ja.












