Pasi s’e dëgjoi partia, Haziri tërhiqet edhe vetë: Nuk bëhemi pjesë e dialogut, zgjodhët PSD’në

Pasi s’e dëgjoi partia, Haziri tërhiqet edhe vetë: Nuk bëhemi pjesë e dialogut, zgjodhët PSD’në

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur për zhvillimet e fundit në lidhje me dialogun, për përfshirjen e LDK-së në dialog, si dhje është përgjigjur në akuzat e kryetarit të PDK-së, Kadri Veseli se LDK është bërë kopje e Vetëvendosjes. Gjithashtu Haziri i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi LDK-në se flet me […]

Gjithashtu Haziri i është përgjigjur kryeministrit, Ramush Haradinaj, i cili akuzoi LDK-në se flet me dy zëra sa i përket qëndrimit zyrtar për korrigjimin e kufijve.

Haziri në intervistën për Telegrafin, duke folur për mundësinë e përfshirjes së LDK-së në procesin e dialogut, u shpreh se një gjë e tillë nuk do të ndodhë, pasi sipas tij pushteti e ka zgjedhur ofertën e PSD-së.

Nënkryetari i LDK-së, theksoi se deputetët e kësaj partie “nuk janë as figura dhe as numra”, duke insistuar se dialogu është e vetmja rrugë për marrëveshje me Serbinë.

“Për LDK-në platforma politike ka qenë në tavolinë, ndërmjet LDK-së dhe PSD-së ata e kanë zgjedhur PSD-në. Nuk ka pasur asnjë lloj përpjekje për përfshirje në dialog, por janë marrë me kalkulime numrash. Deputetët tanë nuk janë as numra e as figura. Natyrisht që ne e kemi dialogun si instrument të vetëm. Kemi ofruar, por platforma jonë nuk është marrë në konsiderim”, u shpreh Lutfi Haziri.

Ekipin negociator të dialogut, Haziri e cilësoi si “ekipe të substrukturave”.

Ai u shpreh se LDK-ja do të vazhdojë të insistojë në krijimin e një uniteti politik, në lidhje me procesin e dialogut.

“Ne nuk do të jemi pjesë e këtyre substrukturave, por besojmë në përfaqësim institucional dhe marrëveshje politike. Ajo që ne e kemi konfirmu është se do ta ruajmë partneritetin me Amerikën, raportet e veçanta nuk guxojmë t’i dëmtojmë. Do të punojmë që uniteti i munguar të ndërtohet me çdo kusht”, u shpreh nënkryetari i LDK-së.

Haziri foli edhe për letrën që presidenti Trump, në të cilën kërkoi një marrëveshje finale me Serbinë.

Sipas tij, kjo letër e dëshmon që presidenti Thaçi do të jetë udhëheqës i dialogut, dhe fazës finale të këtij procesi.

“Letrat e kanë përfaqësuar formatin, që i bie se presidenti është përfaqësuesi i vetëm i dialogut. Pjesa tjetër, janë probleme të brendshme që zgjidhen me marrëveshje politike. Si partia më e madhe në vend ne kemi miratu një dokument që është orientimi politik për dialogun, dhe duhet të merret seriozisht nga partitë në pushtet”, deklaroi Lutfi Haziri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?