Pas ftesës nga Specialja, “Molla e Kuqe” iku jashtë shtetit

Pas ftesës nga Specialja, “Molla e Kuqe” iku jashtë shtetit

Ftesa për intervistim që i erdhi nga Gjykata Speciale e detyroi ish-pjesëtarin e UÇK-së, Remzi Shala, të arratiset nga Kosova. I njëjti, duke refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Dhomave të Specializuara të Prokurorisë për intervistim, u largua në drejtim të panjohur. Miq të tij, për lajmi.net thonë se Shala tanimë ndodhet jashtë Kosovës, ndonëse një […]

Ftesa për intervistim që i erdhi nga Gjykata Speciale e detyroi ish-pjesëtarin e UÇK-së, Remzi Shala, të arratiset nga Kosova.

I njëjti, duke refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Dhomave të Specializuara të Prokurorisë për intervistim, u largua në drejtim të panjohur.

Miq të tij, për lajmi.net thonë se Shala tanimë ndodhet jashtë Kosovës, ndonëse një informacion i tillë nuk është i konfirmuar zyrtarisht.

Avokati i Shalës, Natal Bullakaj, tha sot se ka komunikuar me të afërm të Remziut, mirëpo se askush nuk është në dijeni për vendndodhjen e tij.

“Deri më tani nuk kemi ndonjë informacion për vendin se ku është. Kam kontaktuar edhe me djalin e vëllait të tij, mirëpo as ai nuk është në dijeni”, ka thënë Bullakaj.
Remzi Shala, i cili më 12 dhjetor të vitit që lamë pas u raportua se doli nga shtëpia e tij, duke refuzuar t’i përgjigjet ftesës së Speciales, nuk i informoi as shokët e tij të luftës se ku është duke shkuar.

Të njëjtit thanë se e vetmja gjë që e dinë është se Shala ka dalë jashtë Kosovës, mirëpo se nuk dihet në cilin vend.

“Molla e Kuqe”, ashtu siç e kishte pseudonimin në luftë Remzi Shala, para largimit, kishte thënë se është krenar për luftën e bërë, dhe se nuk do t’i përgjigjet gjykatës së votuar nga deputetët e Kosovës.

Nga njohës të çështjeve ligjore është thënë se kjo mund të shërbejë si precedent për rastet e reja kur Dhomat e Specializuara të Prokurorisë mund të mbajnë në paraburgim të dyshuarit e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?