Pas dy jave grevë, kthehet prodhimi në Trepçë

Pas dy jave grevë, kthehet prodhimi në Trepçë

Pas ndërprerjes së grevës së minatorëve të “Trepçës”, për shkak të një marrëveshjeje me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, situata në minierën e Stan Tërgut është normalizuar. Minatorët hoqën dorë edhe nga dy kërkesat kryesore – ngritja e pagave 20 për qind dhe shkarkimi i Bordit Mbikëqyrës, Është kthyer prodhimi në “Trepçë” pas gati […]

Pas ndërprerjes së grevës së minatorëve të “Trepçës”, për shkak të një marrëveshjeje me ministrin e Zhvillimit Ekonomik Valdrin Lluka, situata në minierën e Stan Tërgut është normalizuar. Minatorët hoqën dorë edhe nga dy kërkesat kryesore – ngritja e pagave 20 për qind dhe shkarkimi i Bordit Mbikëqyrës,

Është kthyer prodhimi në “Trepçë” pas gati dy javë të grevës së minatorëve, të cilët fillimisht kishin kërkuar plotësimin e katër kërkesave, pastaj ato i kishin reduktuar në dy dhe në fund kanë hequr dorë edhe nga dy kërkesat e fundit dhe më kryesoret – ngritjen e pagave 20 për qind dhe shkarkimin e Bordit Mbikëqyrës.

Minatorët kanë bërë një marrëveshje me ministrin e Zhvillimit Ekonomik,Valdrin Lluka, që ata t’i kthehen punës, ndërsa Lluka si ministër do t’i plotësojë kërkesat e tyre, por jo ashtu siç minatorët kishin kërkuar.  Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, nëpërmes një njoftimi ka bërë të ditur se minatorët kanë ndërprerë grevën, duke ua premtuar kushtet që do t’ua plotësojë atyre.

“Është dëshmuar se dialogu social është forma më e mirë e zgjidhjes së problemeve me ndërmarrjet publike. Pas shumë takimeve me Këshillin Grevist të Minatorëve, Sindikatën e ‘Trepçës’ dhe Bordin e kësaj ndërmarrjeje, u dakorduam që të vazhdojë puna në miniera, për çka i jam mirënjohës kryetarit e Këshillit Grevist Ferid Nezirit dhe atij të Sindikatës së ‘Trepçës’ Shyqyri Sadikut, së bashku me kolegët e tyre të cilët kuptuan shumë qartë situatën e rëndë aktuale në ‘Trepçë’, që ka ardhur kryesisht për shkak të menaxhimit të dobët ndër vite”, ka thënë ministri Lluka në njoftim.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?