Pacolli: Ekipi i dialogut do ta asistojë Thaçin

Pacolli: Ekipi i dialogut do ta asistojë Thaçin

Zëvendëskryeministri i Kosovës, njëherësh ministri i Punëve të Jashtme (MPJ), Behgjet Pacolli ka folur sot për temat aktuale në vend si dialogun Kosovë-Serbi, formimin e Ushtrisë së Kosovës njohjet, si dhe për Gjykatën Speciale. Pacolli  ka treguar për vështirësitë që Kosova është duke kaluar në procesin e njohjeve. Ai tha se MPJ, nuk ka reshtur […]

Pacolli  ka treguar për vështirësitë që Kosova është duke kaluar në procesin e njohjeve.

Ai tha se MPJ, nuk ka reshtur së punuari në procesin e njohjeve, mirëpo siç tha ai “bota është bërë e vështirë”.

“Bota është bërë e vështirë, kemi ndarje të theksuar gjeostrategjike në botë, dhe kjo nuk e lejon që njohjet të vijnë siç kanë ardhur përpara. Ju garantoj që s’jemi ndal asnjëherë. Kemi punuar dhe do të punojmë që Kosovë të ketë miqtë e vet. Jemi duke ecur me guxim përpara”.

Pacolli po ashtu foli edhe për formimin e Ushtrisë, ku tha se Ushtria e Kosovës është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur.

“Kemi marr vendim që të formojmë Ushtrinë. Edhe pse Ushtria kërkon kohë, disa vite. Ushtria është pjesë e aspiratave të shtetit të pavarur. E pamë dhe në BE që nuk është kundër kësaj…”, ka thënë ai pë Arbresh.

Ndërsa sa i përket Ekipit negociator, tha se ky Ekip do ta mbështesë presidentin, Hashim Thaçi në dialog.

“…Sa i përket sfidës së formimit të grupit të dialogut, është një grup i cili do të dialogoj. Ky grup do ta mbështesë presidentin në dialog. Grupi i krijuar në qeveria do të jetë shumë i kujdesshëm në punën e vet, dhe do t’i ri definoj temat që janë në dialog”, tha ndër të tjera ai.

Zëvendëskryeministri Pacolli, duke folur për Gjykatën Speciale theksoi se është e padrejtë që Kosova të kaloj nëpër këtë sfidë.

“Nuk është punë e imja që të përzihem në gjyqësinë, në këtë rast në gjyqësinë ndërkombëtare. Është e padrejtë që ne të kalojmë në këtë sfidë, mirëpo ka ndodhur dhe duhet të kalojmë. Kjo gjykatë edhe njëherë do të ri-dëshmoj se lufta jonë ka qenë një luftë mbrojtëse dhe jo agresive. Kemi luftuar që të mbrojmë vendin dhe popullatën”, u shpreh Pacolli.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?