Nuk ka term ‘dëshmitar i dyshuar’ në Kodin e Procedurës Penale, ashtu siç thotë Remi

Intervistimit maratonik të Rrustem Mustafës i ka ardhur fundi tek pas 16 orësh ballafaqimi më Zyrën e Prokurorit të Specializuar. Ky ka qenë totali i kohës që Mustafa e ka kaluar brenda objektit për dy ditë, e kur ka përfunduar marrjen në pyetje të martën pas orës 19, ka insistuar se është ‘dëshmitar i dyshuar’, […]

Megjithëse nuk tha asnjë fjalë për rastet për të cilat u pyet, ish-komandant i Remi, i ka cilësuar si “shumë serioze pyetjet” Por, bazuar në Kodin e Procedurës Penale të Kosovës dhe gjithashtu në Rregulloren e Provave dhe Procedurës të miratuar nuk nga Gjykata Speciale, nuk ekziston termi “dëshmitar i dyshuar”.

Rregulli 30 përcakton se Prokurori i Specializuar merr në pyetje viktima, dëshmitar dhe të dyshuar. Gjithashtu bazuar në këtë rregullore dhe Listës së Avokatëve në të cilën është akredituar Arianit Koci, që mbron Remin, del se ky i fundit është i dyshuar për kryerje të veprave penale që bien në juridiksion të Gjykatës Speciale.

As të martën zyrtarë për media të Zyrës së Prokurorit të Specializuar këtu në Hagë nuk kanë dashur të flasin rreth pretendimeve të Prokurorisë dhe statusit të intervistimit të Rrustem Mustafës. Përndryshe nesër këtu në Hagë do të vijë një tjetër ish-komandant i UÇK-së, ai për Zonën e Drenicës – Sami Lushtaku.

Sikur Mustafa, ashtu edhe Lushtaku, i janë përgjigjur vullnetarisht ftesave për t’u intervistuar, derisa Prokuroria e Dhomat e Specializuara nisën dërgimin e ftesave dhe marrjen në pyetje tek në fund të 2018-s.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?