Njihuni me djalin e akullt të Kinës që udhëtonte në këmbë 4.5 kilometra për të në shkollë

Fotografi të një djali të vogël, me flokët të ngrira akull në shkollë kishte marrë jehonë nëpër rrjete sociale e media botërore duke zbuluar nivelin e varfërisë të fëmijëve në Kinë në janarin e vitit 2018. I emëruar “Djali i akullt”, Wang, atëherë vetëm 8 vjeç kishte ecur 4.5 km për të shkuar në shkollë […]
Fotografi të një djali të vogël, me flokët të ngrira akull në shkollë kishte marrë jehonë nëpër rrjete sociale e media botërore duke zbuluar nivelin e varfërisë të fëmijëve në Kinë në janarin e vitit 2018.
I emëruar “Djali i akullt”, Wang, atëherë vetëm 8 vjeç kishte ecur 4.5 km për të shkuar në shkollë në pjesën jugore të Kinës, duke qenë gati afër ngrirjes për shkak të temperaturave të ulëta dhe mungesës së kushteve për të udhëtuar ndryshe në shkollë.
Vendosmëria e tij për të shkuar në shkollë përkundër vështirësive, e kishte bërë atë nxënësin më të dalluar dhe kështu ai arriti të mbledhë rreth vetës shumë simpatizantë që deshën ta ndihmojnë.
Tani 9 vjeç, shumëçka ka ndryshuar për të në 12 muajt e fundit. Ai nuk ka për të udhëtuar me kilometra më në këmbë për të shkuar në shkollë.
Kjo ngase falë ndihmës së ofruar familja e tij është vendosur në një shtëpi të ngrohtë e të sigurt, dhe vetëm 10 minuta larg shkollës së tij.
Edhe shkolla e Wang ka përfituar ngase instalime të reja të ngrohjes janë kryer si pasojë e donacioneve që kanë ardhur për të mbështetur fëmijët që mësojnë në temperature të ulëta dhe rrezikojnë shëndetin. /Përktheu nga BBC: Periskopi












