Një e treta e punëtorëve në OKB viktimë e ngucjeve seksuale

Një e treta e punëtorëve në OKB viktimë e ngucjeve seksuale

Një e treta e punëtorëve në Kombet e Bashkuara është raportuar të jetë përballur me ngacmime seksuale në dy vjetët të fundit, bazuar në disa të gjetura të publikuara pas kryerjes së sondazhit të parë për sjellje të keqe në këtë Organizatë, transmeton AFP. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka thënë stafit […]

Një e treta e punëtorëve në Kombet e Bashkuara është raportuar të jetë përballur me ngacmime seksuale në dy vjetët të fundit, bazuar në disa të gjetura të publikuara pas kryerjes së sondazhit të parë për sjellje të keqe në këtë Organizatë, transmeton AFP.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres i ka thënë stafit në një letër se në studim gjenden disa “statistika serioze dhe të dhëna që duhet të ndryshohen” në mënyrë që të përmirësohet ambienti i punës në OKB.

Një në tre respodentë, apo 33 për qind është raportuar të jenë përballur të paktën një herë me ngacmime seksuale, mirëpo kjo shifër është rritur në 38.7 për qind kur në pyetje kanë qenë ata që janë përballur me ngacmime të tilla gjatë kohës sa kanë qenë në ambientet e organizatës.

Mënyra më e shpeshtë e ngacmimeve seksuale ka qenë përmes tregimit të rrëfimeve apo të shakave që janë cilësuar ofenduese.

Punëtorët e OKB-së, po ashtu kanë thënë të kenë qenë të shënjestruar ndaj tentimeve për t’i futur në diskutime të tilla, si dhe target i gjesteve dhe prekjeve ofenduese, është thënë në sondazhin e kryer nga Deloitte në muajin nëntor.

Dy nga tre ngacmuesit kanë qenë burra dhe një në katër prej tyre kanë pasur pozita të larta.

Guterres edhe më parë është zotuar për të praktikuar politikën e zero-tolerancës ndaj këtyre ngacmimeve.

Muajin e kaluar, shefi i Agjencisë së OKB-së për sëmundjen HIV, Michel Sidibe, ka dhënë dorëheqje nga pozita që ka mbajtur pasi në një rishikim të udhëheqësisë së tij është vërejtur se ka krijuar një ambient ku kanë qenë të pranishme ngacmimet, duke përfshirë edhe ato seksuale./rel

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?