Një ditë në Qendrën Rehabilituese e të Sëmurëve Psikiatrik në Shtime (Video)

Një ditë në Qendrën Rehabilituese e të Sëmurëve Psikiatrik në Shtime (Video)

39 vjeçarja ka pesë vite që është banore e Qendrës integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime. Suzana tregon se pse ka ardhur në këtë gjendje, duke përshkruar fillimisht simptomat që ka si pasojë e sëmundjes. Ajo përmend depresionin si njërën nga arsyet dhe po ashtu thekson se konsumimi i barërave po e […]

39 vjeçarja ka pesë vite që është banore e Qendrës integruese Rehabilituese e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik në Shtime.
Suzana tregon se pse ka ardhur në këtë gjendje, duke përshkruar fillimisht simptomat që ka si pasojë e sëmundjes.

Ajo përmend depresionin si njërën nga arsyet dhe po ashtu thekson se konsumimi i barërave po e ndihmon shumë.
Qendra integruese Rehabilituese e të Sëmurave Kronik Psikiatrik në Shtime ofron kujdes të shërbimit profesional të shëndetit mendor, ajo ndahet në katër reparte dhe ka gjithsej 48 dhoma.
Sipas drejtorit të kësaj qendre, Miftar Zenelaj aktualisht aty po trajtohen 63 pacientë, të cilët u takojnë komuniteteve të ndryshme.
Zenelaj ka theksuar se ky institucion është i tipit të hapur, pra qëllimi i tij është ti përgatit pacientët të rikthehen në familje dhe jetën e tyre të përditshme.
Qendra e të Sëmurëve Kronik Psikiatrik tashmë po i plotëson të gjitha nevojat e pacientëve, pasi që aty janë bërë investime të dukshme.
Barnatorja e kësaj qendre është e furnizuar me shumicën nga barnat esenciale, ndonëse ka mungesa të cilat sipas stafit shpesh plotësohen edhe nga vet ata.
Kuzhina e kësaj qendre ofron një meny të gjerë dhe të llojllojshme për pacientët, por shërbime të mira nuk mungojnë as në lavaneteri e po ashtu edhe në pjesët e tjera të qendrës.
Dhoma e leximit është njëra nga më të preferuarat për njërin nga pacientët, ai tregon se leximi i pëlqen shumë e sidomos në gjuhën shqipe.
Përveç saj, pacientët mund të argëtohet duke pikturuar e po ashtu shikuar televizion në dhomën e përbashkët.
Por kjo qendër ka mungesë të stafit teknik dhe mjekësor, i cili pritet të plotësohet gjatë vitit të ardhshëm.
Tretmani farmakologjikë, mbështetja psikologjike e rezidentëve, vizitat familjareve të tyre, strehimi, rehabilitimi profesional, mbështetja sociale , qasja në aktivitet gjatë kohës së lire si dhe mirëmbajtja e higjienës personale të pacientëve janë vetëm disa nga kushtet që duhen të plotësohen që këtyre personave të ju ofrohet kujdesi i merituar nga shoqëria./Indeksonline/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?