Nikoliq e quan “ditë të madhe për Serbinë”, vizitën e Putinit

Nikoliq e quan “ditë të madhe për Serbinë”, vizitën e Putinit

Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolić, do të jetë një ndër mysafirët e darkës festive të shtruar sonte në Beograd për nder të presidentit rus Vladimir Putin. Sipas mediave serbe, nderin për këtë. Nikoliq e ka marrë qysh para një viti. Ish presidenti serb aktualisht udhëheq zyrën për bashkëpunim në mes të Serbisë me Rusinë dhe […]

Ish-presidenti i Serbisë, Tomislav Nikolić, do të jetë një ndër mysafirët e darkës festive të shtruar sonte në Beograd për nder të presidentit rus Vladimir Putin.

Sipas mediave serbe, nderin për këtë. Nikoliq e ka marrë qysh para një viti.

Ish presidenti serb aktualisht udhëheq zyrën për bashkëpunim në mes të Serbisë me Rusinë dhe Kinën. Gazetarët kërkuan nga ai që ta komentojë vizitën e Putinit në Serbi dhe shkurtimisht ai u përgjigj “Mirëdita, ditën e mirë, si jeni dhe çka dëshironi?”, ka thënë Nikoliq, raporton B92.

Më pas ai ka thënë se është një “ditë e madhe për Serbinë, [Rusia] është një mik shumë i madh dhe shumë marrëveshje pritet të arrihen dhe nënshkruhen. Dhe ato jo vetëm që ka ripërsëritur mbështetjen e madhe të Rusisë për Serbinë por edhe mundësi prë Serbinë që të insistojë në lirinë territorial të saj”, ka komentuar Nikoliq.

I pyetur nga gazetarët ndërkaq nëse e ka shfrytëzuar këtë vizitë që të organizojë takime me biznesmenë rus dhe kinezë, ai ka thënë se këto organizime marrin dy deri ën tre muaj kohë.

“Nuk mund ta dish kurrë kur diçka është e aranzhuar dhe në të njëjtën kohë nuk jemi të lumtur që ndodhi kështu, por ja që ndodhi të jetë kështu dhe të kemi dy takime kaq të rëndësishme”, ka thënë ai, raporton B92. /Periskopi

Të fundit
Të ngjashme