Ngjarja që tronditi botën: 18-vjeçarja mohoi Islamin si fenë e saj, u detyrua të ik nga familja për shkak të dënimit me vdekje

Një adoleshente nga Arabia Saudite do të bëhej lajm botëror këto ditë, duke vendosur të ikë nga shtëpia e familjes së saj pas abuzimeve që ajo thotë t’i ketë përjetuar për shkak të disa vendimeve personale. Në shenjë proteste ndaj rregullave të familjes dhe shtetit të saj – Arabisë Saudite- për gratë ajo e ngujoj […]
Në shenjë proteste ndaj rregullave të familjes dhe shtetit të saj – Arabisë Saudite- për gratë ajo e ngujoj vetën në një dhomë në aeroportin e Bangkokut nga ku refuzoi të dilte deri në një garancion për kalim të sigurt deri në Kanadë, ku 18 vjeçarja Rahaf Mohammed al-Qunun do të kërkonte azil për strehimin e saj nga rreziku që po i kanosej jetës së saj.
Gjithçka nisi ditën e premte kur ajo ishte nisur për në Australi, përmes aeroportit të Bangkokut por aty ajo ishte ndaluar pasi që autoritetet i kishin thënë asaj që familja e saj po e prêt në Kuwait për rikthimin e saj në shtëpinë nga ku kishte ikur, transmeton Periskopi.
Ajo kishte refuzuar të kthehet duke ngujuar vetëm në një dhomë të aeroportit dhe duke tërhequr kështu vëmendjen ndërkombëtare. Tek pas intervistimit të saj ajo kishte thënë se po rrezikohet me jetë, nëse kthehet në Arabi Saudite, meqenëse e kishte mohuar Islamin si fenë e saj dhe kjo është vepër ligjërisht e dënuar me vdekje në vendlindjen e saj.
Ministrja e jashtme kanadeze ishte ajo që e priti 18 vjeçare në aeroportin e Torontos dhe e prezantojë atë para mediave si “të guximshme dhe kanadezen më të re” të shtunën në mesditë.
“Ajo është një grua e re dhe e guximshme që ka kaluar nëpër shumë gjëra…dhe tani ajo po shkon në shtëpinë e saj të re”, ka deklaruar para gazetarëve kryediplomatja kanadeze.
Derisa një ditë më parë kryeministri kanadez Justin Trudeau iu kishte thënë gazetarëve që ka garantuar azilin mbi bazën e kërkesës që e ka parashtruar Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Refugjatë.
Qunun ka deklaruar për BBC-në se arsyeja e ikjes së saj nga shtëpia ishte frika se familja e saj do ta vrasin.
“uk mund të studiojë dhe të punojë në shtetin tim, kështu që unë dua të studiojë të jem e lirë dhe të punojë çka unë dua”, ka thënë ajo,
Në një deklaratë tjetër për AFP-në ajo ka treguar po ashtu se ka qenë fizikisht e abuzuar nga familja e
saj, dhe ka qenë e mbyllur në dhomën e saj për gjashtë muaj, vetëm pse i ka prerë flokët e saj.
Gratë në Arabi Saudite vazhdojnë të jetojnë në kushte të mjerueshme dhe me cenim të të drejtave elementare. Shumë pak gra atje shkollohen apo punojnë dhe të gjitha duhet të I nënshtrohen rregullave të Islamit nëse duan të mbijetojnë. /Përktheu Periskopi












