Nëna e dy djemve të vrarë: Ju huptë fara serbëve, edhe prej varrit ka me u qu e me mbrojt vendin tim

Me pankartat” Gjakova nuk harron”, “S’ka qetësi pa drejtësi” dhe “Dëshmorët nuk negociohen”, qindra qytetarë të Gjakovës, në mëngjesin e sotëm kanë protestuar para kishës ortodokse serbe, duke kundërshtuar kështu vizitën e pelegrinëve serbë, të cilët dyshohen se kanë kryer krime lufte. Nevzede Luzha nga Gjakova ka dy djemtë e vrarë. Ajo tha se çdoherë […]

Nevzede Luzha nga Gjakova ka dy djemtë e vrarë. Ajo tha se çdoherë del për të kundërshtuar ardhjen e tyre.

“Ju huptë fara atyre. Kanë vra, kanë dhunu femra. Qysh me duru nana. Kom me dal çdoherë. Dy mbreta më kanë shku. Edhe prej vorrit kom me u qu, me mbrojt vendin tim. Zoti i faroftë ata. Shtatë meshkuj jon shku prej familjen Luzha. Dy djemtë e mëdhenj, Arben edhe Arbër Luzha m’i kanë vra”, tha ajo.

Ndërsa, Pashke Llesha, e cila ka të vrarë djalin, qeverinë e ka quajtur diktatoriale, duke fajësuar këtë të fundit për këto vizita.

Edhe policia thotë se protestuesit janë të qetë. Kapiten Shpresim Ramadani ka thënë se nuk kanë informatë se nëse do të vijnë pelegrinët serbë. Sipas tij, nëse edhe këta të fundit nuk do të vijnë për vizitë, janë të informuar se protesta do të zgjas deri në orën 12:00.

Në derën e kishës ortodokse protestuesit kanë lënë pankartat “Gjakova nuk harron” dhe “I keni duart me gjak”.

https://www.facebook.com/periskopi/videos/214451379438546/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?