Në spitalin mendor pacientja e pavetëdijshme për dekada lihet shtatzënë dhe lind fëmijë – Nisin hetimet

Një shtëpi shëndetësore në Arizona është nën masa të shtuara të sigurisë pasi një paciente me çrregullime mendore mbeti shtatzënë dhe lindi një fëmijë, përcjell Periskopi. Azfamily.com të Enjten raportoi që një grua që ishte lënë në një gjendje vegjetative [ku nuk është plotësisht i vetëdijshëm duke qenë se ka dëmtime të rënda në tru] […]
Një shtëpi shëndetësore në Arizona është nën masa të shtuara të sigurisë pasi një paciente me çrregullime mendore mbeti shtatzënë dhe lindi një fëmijë, përcjell Periskopi.
Azfamily.com të Enjten raportoi që një grua që ishte lënë në një gjendje vegjetative [ku nuk është plotësisht i vetëdijshëm duke qenë se ka dëmtime të rënda në tru] pasi gati sa s’u mbyt dhjetë vite më parë mbeti shtatzënë duke qenë paciente në Hacienda Healthcare në Phoenix.
Siguria e shtuar përfshin rritjen e prezencës së stafit gjatë ndërveprimeve të pacientëve, monitorimin e shtuar të zonave për kujdes të pacientëve dhe rritjen e masave të sigurisë për vizitorët dhe për zyrtarët e gjendjes shëndetësore.
“Ne jemi të vetëdijshëm për situatën dhe po punojmë aktivisht me forcat e rendit për këtë hetim,” thuhet në deklaratën e departamentit.












