Në Parlamentin Evropian ekspozohen punimet e kosovarëve

Në Parlamentin Evropian ekspozohen punimet e kosovarëve

Edhe pas shumë përpjekjeve të shtetit serb për të kundërshtuar prezantimin e punimeve të kosovarëve, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pasi në hapësirën e Parlamentit Evropian, në Strasburg, gjatë ditës së sotme, është bërë hapja e ekspozitës “Bashkëjetesa Natyrore dhe Kulturore”. Ekzemplarët e ekspozuar në këtë ekspozitë arti, përfshijnë punime të përzgjedhura nga punëtoria […]

Edhe pas shumë përpjekjeve të shtetit serb për të kundërshtuar prezantimin e punimeve të kosovarëve, një gjë e tillë nuk ndodhi. Pasi në hapësirën e Parlamentit Evropian, në Strasburg, gjatë ditës së sotme, është bërë hapja e ekspozitës “Bashkëjetesa Natyrore dhe Kulturore”.

Ekzemplarët e ekspozuar në këtë ekspozitë arti, përfshijnë punime të përzgjedhura nga punëtoria e Muzeut Kombëtar të Republikës së Kosovës. Të cilat më pastaj, janë sjellur nga Fondacioni Kodra, në kuadër të kësaj ekspozite. Ekspozita është mundësuar nga Ambasada e Kosovës në Bruksel, në bashkëpunim me eurodeputetin Ihlan Kyuchyk. Ku po ashtu është mbështetur nga Ministria e Punëve të Jashtme dhe Fondacioni Kodra.

Ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj ka thënë për KosovaPress, se ky projekt, tenton ta vendos shtetin e Kosovës, në vëmendje të Parlamentit Evropian.”Ka pas për qëllim që të prezantojnë punën e artistëve kosovarë. Ku në këtë rast ne kemi bashkëpunuar me Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Fondacionin Kodra, të cilët kanë pasur një projekt të përbashkët me disa institucione në Kosovë. Duke përfshirë Muzeun e Kosovës, për të prezantuar bashkëjetesën kulturore dhe natyrore në Kosovë. Fotografitë dhe pikturat e ekspozuara këtu janë të ndërtuara rreth pikturës të famshme të Ibrahim Kodrës, për qytetin e ri, dhe rreth saj kemi fotografi që e kanë tregu disa nga objektet e trashëgimisë kulturore, të cilat gjenden në Kosovë, por edhe punën e fëmijëve rreth bashkëjetesës natyrore, dhe mënyrën se si ata e shohin natyrën në Kosovë. Unë besoj që ky projekt ka tentuar me vendos Kosovën në vëmendje, të Parlamentit Evropian”, tha Nikaj. Nikaj mes tjerash ka theksuar se gjatë këtyre ditëve, siç tha ai, ka pasur tendenca nga shteti serb për të penguar hapjen e kësaj ekspozite.

“Një iniciativë e tillë nuk kalon pa sensivitetë politikë. Kemi pas letra nga kundërshtimet, të cilat janë dërguar nga misioni i Serbisë pranë Bashkimit Evropian, se pse bëhet kjo ekspozitë dhe si prezantohet trashëgimia kulturore. Mirëpo, këto kanë qenë tentativa, për të cilat ashtu siç e patë edhe ju, nuk e kanë pengu mbajtjen e ekspozitës”, ka shtuar Nikaj. Eurodeputeti, njëherësh zëvendëspresident i Aleancës së Liberalëve dhe Demokratëve për Evropë, Ihlan Kyuchyuk tha se Kosova, si vendi me rininë më të re në botë, është përplot energji dhe potencial.”Sot, ekspozita është rezultat i Ministrisë së Punëve të Jashtme, Ambasada e Kosovës në Bruksel, Muzeu Kombëtar i Kosovës, me punimin e Ibrahim Kodrës. Punimi i Ibrahim Kodrës, Transmeton mesazhin dhe është instrument i paqes dhe kulturës në Kosovë. Ky punim reflekton bashkëjetesën natyrore dhe kulturorë në Kosovë”, tha ai. Kyuchyuk ka falënderuar të gjithë për këtë projekt, e në veçanti ministrin e Punëve të Jashtme, Behgjet Pacollin, për mbështetjen dhe mundësimin e realizimit të kësaj ekspozite. Gjatë hapjes së kësaj ekspozite ishte e pranishme dhe Maria Pacolli, e ftuar nga Fondacioni Kodra. Kjo ekspozitë do të jetë e hapur gjatë tërë javës në hapësirat e Parlamentit Evropian, raporton KosovaPress.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?