Në Obiliq arsimtarët obligohen të shkojnë në shkollë përkundër grevës, por komuna ua ndaloi ngrohjen në objektet

Shkollat fillore në komunën e Obiliqit sot janë përballur me klasa të ftohta në temperaturat minus. Kjo për faktin se përkundër që ka nisur greva e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës së Kosovës (SBASHK), mësimdhënësit kanë qenë të detyruar që të shkojnë në shkollat ku japin mësim. Mirëpo për shkak të […]
Shkollat fillore në komunën e Obiliqit sot janë përballur me klasa të ftohta në temperaturat minus.
Kjo për faktin se përkundër që ka nisur greva e thirrur nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit e Shkencës së Kosovës (SBASHK), mësimdhënësit kanë qenë të detyruar që të shkojnë në shkollat ku japin mësim.
Mirëpo për shkak të grevës komuna nuk ka lejuar ngrohjen e objekteve.
Një burim i Periskopit ka treguar se kjo është bërë me vendim të Drejtorisë Komunale për Arsim në Obiliq.
“Jemi mërdhi, nuk ka pasur fare ngrohje përkundër që gjithë stafi kemi qenë të detyruar thuajse gjatë gjithë ditës të qëndrojmë në objektet shkollore”, ka treguar burimi.
Kujtojmë se greva e SBASHK ka nisur sot dhe është paralajmëruar të zgjasë me muaj për shkak të pakënaqësive të punëtorëve të sektorit të arsimit, me koeficientin e pagës sipas Ligjit të ri mbi Paga në Kosovë. /Periskopi












