Në mungesë të parkingjeve, veturat vazhdojnë zaptimin e trotuareve në Prishtinë

Shumë ishte kritikuar ideja e Komunës së Prishtinës që trotuaret dhe vendet e rezervuara për këmbësorë, të bllokoheshin me pengesa, të cilat pamundësonin veturat të parkoheshin këto hapësira. Por, në të gjitha ato pjesë ku komuna nuk ka vënë këso lloj pengesash, qytetarët vazhdojnë të pengohen në lëvizjen e tyre, raporton KTV. Në këtë pjesë […]

Shumë ishte kritikuar ideja e Komunës së Prishtinës që trotuaret dhe vendet e rezervuara për këmbësorë, të bllokoheshin me pengesa, të cilat pamundësonin veturat të parkoheshin këto hapësira.

Por, në të gjitha ato pjesë ku komuna nuk ka vënë këso lloj pengesash, qytetarët vazhdojnë të pengohen në lëvizjen e tyre, raporton KTV.

Në këtë pjesë të Prishtinës, e gjithë kjo hapësirë e dedikuar për këmbësorë, është e bllokuar nga veturat e parkuara.

Qytetarët, fajtor për këtë gjendje e gjejnë pushtetin lokal, i cili sipas tyre, nuk ka bërë më shumë vend-parkime për veturat.

Por, zyrtarë të Komunës së Prishtinës, përmes telefonit, të dielën i kanë thënë KTV-së se nuk është në përgjegjësinë e tyre identifikimi dhe gjobitja e atyre që parkojnë në vendet e dedikuara për këmbësorë.

E, se qytetarët shpesh parkojnë në vendet e papërshtatshme, tregojnë edhe statistikat e Policës së Kosovës.

Vetëm brenda vitit që e lamë pas, në Komunën e Prishtinës Policia ka konfiskuar 1.053 vetura për parkim ilegal. Ndërsa, ka shqiptuar më shumë se 5 mijë tiketa. /Koha.net

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?