Në 37 vjetorin e vrasjes, Thaçi kujton vëllezërit Gërvalla dhe Kadri Zekën

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi në 37 vjetorit e vrasjes ka kujtuar veprimtarët Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla – raporton Periskopi. Thaçi ka shkruar se vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda që lëvizjes çlirimtare. Lexoni të plotë reagimin e tij: Nga dora e shërbimeve sekrete serbe, para 37 vjetësh […]
Thaçi ka shkruar se vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda që lëvizjes çlirimtare.
Lexoni të plotë reagimin e tij:
Nga dora e shërbimeve sekrete serbe, para 37 vjetësh në Gjermani u vranë tre veprimtarë të shquar të lëvizjes kombëtare: Jusuf Gërvalla, Kadri Zeka dhe Bardhosh Gërvalla. Vrasja e tyre ishte një prej goditjeve më të rënda të lëvizjes sonë çlirimtare, e cila po i bashkërendonte veprimet brenda dhe jashtë Kosovës.
Si veprimtarë të një ideali dhe përpjekjeve të pareshtura për liri, ata dhanë kontribut të shquar në rritjen e ndërgjegjes kombëtare, në organizimin politik dhe ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës në botën perëndimore. HTH












