NATO debaton për FSK-në, thotë se KFOR-i mbetet me mandat të njëjtë

NATO debaton për FSK-në, thotë se KFOR-i mbetet me mandat të njëjtë

Për dy ditë radhazi, shefat e ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, kanë marrë pjesë në punimet e Komitetit Ushtarak, i cili u zhvillua në Bruksel. Kryetari i Komitetit, Marchal Peach, bëri të ditur se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ato në Kosovë me Forcën e Sigurisë së Kosovës. […]

Për dy ditë radhazi, shefat e ushtrive të shteteve anëtare të NATO-s, kanë marrë pjesë në punimet e Komitetit Ushtarak, i cili u zhvillua në Bruksel.

Kryetari i Komitetit, Marchal Peach, bëri të ditur se pjesë e diskutimeve kanë qenë edhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe ato në Kosovë me Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“NATO dhe Ballkani Perëndimor ndajnë qëllimin e përbashkët për stabilitet në rajon dhe mposhtjen e terrorizmit. Shefat e ushtrive ritheksuan se ndryshimet në sjelljen e NATO-s do të varen nga gjendja në terren e jo nga afatet kalendarike”, ka thënë Marshal Peach, kryetar i Komitetit Ushtarak të NATO-s.

Mandati i KFOR-it në Kosovë, sipas Peach-it, do të mbetet i njëjtë.

“Janë bërë 19 vjet qëkur NATO ka ndihmuar që të mbahet një mjedis i sigurt në Kosovë, përmes misionit tonë atje, të njohur si KFOR. Ne do të vazhdojmë dhe, siç e ka bërë të ditur publikisht Sekretari i Përgjithshëm, ne do të rivlerësojmë angazhimin tonë me FSK-në, nëse mandati i saj ndryshon dhe ky pozicion mbetet i pandryshuar. Dhe, me misionin tonë në Kosovë, ne do të vazhdojmë të operojmë nën mandatin e Kombeve të Bashkuara, i cili nuk ndikohet nga ndryshimet në transicionin e FSK-së”, deklaroi Peach, raporton KTV.

Një prej pyetjeve të cilës iu shmang Peach, ishte nëse shtetet si Franca, Britania e SHBA-ja do t’i trajnojnë ushtarët e Ushtrisë së Kosovës.

Përndryshe, ndër konkluzat që ka përmendur pas takimit të Komitetit, ka qenë se për shefat e ushtrive anëtare të NATO-s, sfidat kryesore mbesin Rusia dhe grupet ndërkombëtare terroriste. /Periskopi

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?