Mustafa – Veselit: Askush nuk po i fërkon duart për Specialen – Mos fol si shef i SHIK’ut

Kreu i LDK’së, Isa Mustafa i është kundërpërgjigjur Kadri Veselit të PDK’së i cili tha se ‘LDK po i fërkon duart për Gjykatën Speciale, por që nuk do të na gjejë asgjë’. Mustafa sot përmes një konference tha se Kadri Veseli është mirë që të flasë si kryeparlamentar dhe kryetar partie, e jo si udhëheqës […]
Mustafa sot përmes një konference tha se Kadri Veseli është mirë që të flasë si kryeparlamentar dhe kryetar partie, e jo si udhëheqës i SHIKU’it, sepse logjika e tij është si i tillë, raporton Periskopi.
”Është mirë që Kadri Veseli të veprojë mbi përgjegjësitë dhe si kryeparlamentar dhe si kryetar i një partie të madhe si PDK, dhe jo si shef i SHIK’ut, sepse logjikimi i tij në këtë rast është më shumë i SHIK’ut. Askush nuk i fërkon duart për njerëzit e vetë, nëse dikush ka bërë krime, atëherë do t’i fërkojë duart e veta e jo të LDK’së”.
Tutje Mustafa ka folur edhe për luftën e pastër siç ka thënë ai të UÇK’së.
”Formimi i Gjykatës ka qenë vullnet i Kosovës dhe i subjekteve politike që të pastrohet lufta e pastër e UCK’së. Të sfidohemi dhe UCK të del e pastër sepse ka bërë luftë në mbrojtje të vendit dhe do ta mirëpresim që të gjithë ata që thirren nga Specialja të dalin të pafajshëm. E ata që kanë bërë faj, drejtësia është drejtësi dhe ajo gjithë duket të fitojë.”
Ndërsa Veseli sot tha se LDK po pret zgjedhje, por zgjedhjet do të ketë sipas afatit të paraparë.
“Do të ketë marrëveshje në interest ë Kosovës, e dini që cdo ditë jemi duke marrë letra dhe po marrim qëndrime zyrtare nga BE dhe SHBA. Si duket LDK në mënyrë të veçantë po e di që nuk është rendi i zgjedhjeve. Sa më shumë po flasim për dialogun, ata po flasin për zgjedhje, që të përfitojnë politikisht ndaj nesh. Është mirë me mendu për të mirën e vendit dhe të mos përfitojnë për egon dhe rehabilitim e tyre. Është mirë të bëhen pjesë e vendimmarrjes me dy të tretat e Kuvendit të Kosovës. E kam edhe një farë ftese për LDK-në mos t’i fërkojë duart se s’ka me na gjetë kurgjë. Se nuk e kemi njet me gabu, kot pi fërkon duart. Edhe një herë, le të bahet gati kadal dale shkojmë në zgjedhje me reform zgjedhjesh, se kot ban VAN, VLAN e kot po i bën”, tha ai./Periskopi/
https://www.facebook.com/periskopi/videos/362095961272510/












