Mustafa takon deputetët e LDK-së, ka dhënë sinjale se mund të pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Mustafa takon deputetët e LDK-së, ka dhënë sinjale se mund të pajtohet me marrëveshjen Kosovë-Serbi

Isa Mustafa, që është kryetar i LDK-së, do t’i vazhdojë takimet me strukturat e partisë. Të premten ai mblodhi të gjithë kryetarët e të gjitha degëve të partisë të cilës i prinë. E nesër do ta takojë Grupin Parlamentar. Njoftimin e ka bërë me dije vet partia. “Nesër (e hënë), më datë 14 janar 2019, […]

Njoftimin e ka bërë me dije vet partia.

“Nesër (e hënë), më datë 14 janar 2019, në orën 12:00, mbahet mbledhje me Grupin Parlamentar të LDK-së. Mbledhjen e kryeson kryetari i LDK-së, akademik Isa Mustafa dhe mbahet në Hotel Sirius”, thuhet në njoftimin e LDK-së.

Kujtojmë se të premten Mustafa dha sinjale se kjo parti përkrah secilën zgjidhje për Kosovën që përkrahet nga SHBA-ja, qoftë ajo edhe marrëveshje për “korrigjimin e kufijve”.

“S’mund të krekosemi që ne tash i kemi do parime më të mëdha se SHBA-ja sa i përket Kosovës”, ka thënë Isa Mustafa, i cili paraprakisht ka rikujtuar se SHBA-ja e ka bërë shtet Kosovën dhe se pa mbështetjen e saj sot vendi do të kishte më shumë se një milion refugjatë. E zyrtarë të lartë amerikanë, prej kohësh, janë deklaruar të përkrahin secilën zgjidhje për të cilën autoritetet e Kosovës dhe ato të Serbisë merren vesh. Ndërkaq janë presidentët e të dyja vendeve që kanë shprehur gatishmërinë ta vënë në tavolinë “korrigjimin e kufijve”, nocion që shihet si eufemizëm për shkëmbim territoresh.

Ndërkohë sot, kreu i LDK-së, Isa Mustafa, ka shkruar në profilin e tij në Facebook, prej ku ka pyetur institucionet e vendit se çfarë po ndodh me veriun. Pasi ka numëruar disa veprime që e largojnë veriun nga kontrolli shtetëror i Kosovës, ka thënë se ka frikën se “konservimi i gjendjes në veri jashtë komunikimit me institucione qendrore, është akt i paramenduar për pazare territoriale me Serbinë, për çfarë LDK nuk pajtohet dhe nuk do të pajtohet me asnjë kusht”.

Opinionistët, e ndonjëherë edhe eksponentë të partive në pushtet e kanë akuzuar LDK-në për moskonsistencë në qëndrime, sidomos për tema të mëdha, siç është kjo e dialogut.

LDK-ja nuk jep sqarime të tjera, se për çfarë është thirrur takimi mes kreut të partisë dhe deputetëve të saj në Kuvendin e Kosovës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?