Mustafa: Mos manipuloni, s’bëhemi pjesë e Qeverisë as e ekipit negociues

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, në një publikim në rrjetin social Facebook iu është përgjigjur zërave se partia e tij do t’i bashkohet Qeverisë Haradinaj – raporton Periskopi. Ai ka thënë se LDK nuk do të bëhet as pjesë e Qeverisë, e as e ekipit negociues. Sipas tij, të tjerët po mundohen […]
Ai ka thënë se LDK nuk do të bëhet as pjesë e Qeverisë, e as e ekipit negociues.
Sipas tij, të tjerët po mundohen të manipulojnë me këtë qëndrim të LDK’së.
Lexoni të plotë publikimin e tij:
De dashur miq,
LDK në asnjë variant dhe me asnjë kusht nuk bëhet pjesë e kësaj Qeverie. Nuk bëhet pjesë e këtij ekipi negocues! Kjo Qeveri duhet të rrëzohet një ditë e më parë. LDK është partia më e madhe në Kosovë. LDK është në opozitë. Është unike dhe nuk i ka dy zëra. Nga opozita LDK e përkrah dialogun me kriteret e definuara në Këshillin e Përgjithshëm të LDK-së.
Po e përsëris dhe ripërsëris një qëndrim të LDK-së që të gjithë e dinë por po mundohen ta manipulojnë për ta dëmtuar LDK-në. IM












