Mosha e duhur për të humbur virgjërinë? Britanikët kanë një “peng”

Mosha e duhur për të humbur virgjërinë? Britanikët kanë një “peng”

Keqardhja më e madhe e të rinjve britanikë është fakti që e kanë humbur virgjërinë shumë, shumë shpejt. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit mbi sjelljet seksuale të britanikëve. Më shumë se një e treta e femrave dhe një e katërta e meshkujve, në moshën e adoleshencës dhe fillimet e të 20-ave, kanë […]

Keqardhja më e madhe e të rinjve britanikë është fakti që e kanë humbur virgjërinë shumë, shumë shpejt. Ky është rezultati i një sondazhi të fundit mbi sjelljet seksuale të britanikëve. Më shumë se një e treta e femrave dhe një e katërta e meshkujve, në moshën e adoleshencës dhe fillimet e të 20-ave, kanë pranuar se mosha kur kanë kryer për herë të parë seks nuk ka qenë “koha e duhur”. Në Angli, njerëzit duhet të kenë mbushur 16 vjeç për të kryer seks ligjërisht dhe në mënyrë konsensuale.

Sondazhi i fundit i Anketës Kombëtare për Sjelljet seksuale dhe Stilin e jetesës tregon se njerëzit mund të mos jetë gati për të pasur seks në atë moshë. Sondazhi i “Natsal”, i zhvilluar thuajse në çdo dekadë, jep një panoramë të detajuar të sjelljeve seksuale në Britani. Për raportin e fundit, i publikuar në “BMJ Sexual & Reproductive Health”, studiuesit e “London School of Hygiene and Tropical Medicine” kanë studiuar përgjigjet e afro 3.000 të rinjve, të cilët kanë plotësuar anketën mes viteve 2010 dhe 2012.

Përgjigjet e tyre tregojnë se afro 40 për qind e femrave të reja dhe 26 për qind e meshkujve të rinj nuk besojnë se eksperienca e tyre e parë seksuale ka ndodhur “në kohën e duhur”. Të pyetur më në detaje, shumica do të donin që të kishin pritur disi më shumë për të humbur virgjërinë. Shumë pak kanë thënë ndërkohë se duhej ta kishin provuar më herët.

Por, cila është periudha kur këta të pyetur e kanë humbur virgjërinë e tyre? Shumica kanë kryer për herë të parë seks në kohën kur mbushën 18 vjeç, gjysma e tyre teksa ishin duke mbushur 17, ndërsa rreth një e treta kanë kryer seks përpara se të mbushnin 16 vjeç. Sondazhi ka hulumtuar edhe mbi aftësitë seksuale apo gatishmërinë: faktin nëse një person mund të marrë një vendim të arsyeshëm dhe të mirëinformuar për të kryer seks për herë të parë. Për shembull, ata duhet të kenë qenë të matur dhe të kenë pasur pëlqimin e palës tjetër, e jo të ishin vënë nën presionin e bashkëmoshatarëve të tyre.

Gati gjysma e femrave dhe 40 për qind e meshkujve që janë përgjigjur, kanë dështuar në këtë aspekt. Gati 20 për qind e femrave dhe 10 për qind e meshkujve kanë thënë se partneri/partnerja nuk ka pasur po aq dëshirë sa ta për të kryer seks në atë periudhë, gjë që sugjeron se ata janë ndierë të detyruar të kryejnë marrëdhënie seksuale. Themeluesi i sondazheve “Natsal”, profesoresha Kaye Ëellings thotë se mosha e pëlqimit nuk është tregues se dikush ndihet i gatshëm për t’u bërë seksualisht aktiv. “Çdo i ri është i ndryshëm, disa 15-vjeçarë mund të jenë gati për të kryer seks, e disa 18-vjeçarë ende jo”.

Bashkëstudiuesja, Doktoreshë Melisa Palmer thotë më tej: “Gjetjet tona duket se mbështesinidenë se femrat e reja kanë më shumë gjasë sesa meshkujt e rinj që të vihen nën presionin e partnerëve të tyre për të kryer seks. E megjithëse rezultatet e sondazhit kanë diçka pozitive, pasi tregojnë se gati 9 në 10 të rinj përdorin metoda të sigurta si kontraceptivët herën e parë, përpjekje të mëtejshme duhen bërë për të siguruar se mirëqenia e të rinjve duhet mbrojtur teksa ata bëhen aktivë në aspektin seksual”. /Top Channel/

Të ngjashme
Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi i datës 2 qershor, e martë

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!