Momente të sikletshme të 2018-shit, kur Thaçi e pyeti gazetarin: Ku po të dhemb ty?

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e sa kohë nuk është në gjendje të tregojë se si do të ndodh korgjimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ide kjo që për herë të parë në Kosovë u përmend nga vetë ai. Në një intervistë, të cilën e kishte dhënë ai për Rubikon të […]
Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, tash e sa kohë nuk është në gjendje të tregojë se si do të ndodh korgjimi i kufijve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Ide kjo që për herë të parë në Kosovë u përmend nga vetë ai.
Në një intervistë, të cilën e kishte dhënë ai për Rubikon të KTV-së në vitin 2018, ai u pyet se çka do të jep Kosova në rast se merr Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin, siç kishte thënë vetë. Por Thaçi nuk ka qenë në gjendje të jap përgjigje.
“Kosova është një, unike, e pavarur me Preshevë dhe Bujanovc”, ka thënë ai duke mos u përgjigjur në pyetjen e gazetarit në Rubikon.
Kur ky ia citon Kushtetutën e Kosovës, ku thuhet se Kosova nuk ka pretendime territoriale ndaj askujt. Thaçi e pyeti gazetarin: “Ku po te dhemb ty?”
Momente të siketshme për presidentin. /Periskopi












