Mjeku i reagon Ministrisë: Po shpifni, jeni të padijshëm dhe të padrejtë

Mjeku i reagon Ministrisë: Po shpifni, jeni të padijshëm dhe të padrejtë

Getoar Mjeku, i riu kosovar që ka përfunduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas reagimit të mëparshëm të Ministrisë së Arsimit që thoshte se diploma e tij nuk është e barazvlefshme me doktoraturën, shkruan Periskopi. Mjeku e cilëson kumtesën e Ministrisë si “shpifëse, që shpërfaq mosdije dhe që thellon padrejtësinë”. Ai […]

Getoar Mjeku, i riu kosovar që ka përfunduar studimet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka reaguar pas reagimit të mëparshëm të Ministrisë së Arsimit që thoshte se diploma e tij nuk është e barazvlefshme me doktoraturën, shkruan Periskopi.

Mjeku e cilëson kumtesën e Ministrisë si “shpifëse, që shpërfaq mosdije dhe që thellon padrejtësinë”.

Ai paralajmëron hapa të tjerë ndaj saj.

Lexoni të plotë reagimin e tij:

Ministria e Arsimit paska reagu rreth diplomës sime përmes nji kumtese që shpif, shpërfaq mosdije, dhe thellon padrejtësinë.

Ministria më ka marrë gati dy vjet kohë me vendosë rreth diplomës sime dhe me dhanë arsyetim për vendimin. Ka lëshu dy akte (nji në shkallë të parë dhe nji në të dytën), por arsyetim nuk ka dhanë. Kjo punë tani ka pi ujë: procedura pranë ministrisë ka mbaru, dhe ka nisë rasti në gjykatë. Çkado që thotë ministria nëpër gazeta asht mend mbas kuvendit, dhe nuk pranohet. Nuk e ka çelë gojën për gati dy vjet, e tash don me u nxjerrë mbrenda natës.

Por edhe sikur të kish dalë me kohë, kumtesa e sotme nuk qëndron. Ministria thotë se diploma ime dallon nga nji lloj tjetër i doktoratës. Unë asnjiherë nuk i kam mohu dallimet mes sistemeve arsimore ose se ka lloje të ndryshme të doktoratave. Por të gjitha dëshmitë thonë se Amerika e çmon doktoratën time si të barazvlefshme me nji PhD. Këtë aspekt ministria nuk e ka trajtu as tani, ani pse ligji e detyron që kur nuk merr parasysh nji pretendim të palëve me tregu pse.

Reagimin e ministrisë e lexova në portalin Insajderihttp://bit.ly/2BYPIcx.

Vendimi i saj, megjithate, mbetet i paligjshëm dhe diskriminues. Tetë vjet të studimeve nuk barazohen me katër vjet, andaj unë s’do të heq dorë nga ajo që më takon. Unë po kërkoj që në Kosovë me i gëzu të drejtat që i gëzoj në Shtetet e Bashkueme.

Për hir të korrektësisë, po i postoj vendimin për njohjen e diplomës, vendimin për refuzimin e ankesës (që jep gabimisht datën e ankesës dhe numrin e protokollit), dhe dy letrat e universitetit për vlerën e diplomës. Kurse padinë dhe plotësimin e padisë ndaj ministrisë i gjeni këtu: http://getoar.com/padi/.

Do t’ju njoftoj edhe për veprimet e mia ndaj Ministrisë së Drejtësisë, që ma ka refuzu kërkesën me hy në provimin e jurisprudencës.

Prej se kam nda publikisht shqetësimin tim rreth diplomës, kam marrë përkrahje të jashtëzakonshme prej miqve, kolegëve të ndershëm, dhe qytetarëve të drejtë. Ju jam thellësisht mirënjohës.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?