Mirena: Qeveria të gjejë zgjidhje për taksën në bashkëpunim me amerikanët, askush s’i fajëson nëse hiqet

Mirena: Qeveria të gjejë zgjidhje për taksën në bashkëpunim me amerikanët, askush s’i fajëson nëse hiqet

Gazetari dhe publicisti, Ilir Mirena ka thënë se Qeveria e Ramush Haradinajt duhet ta shfrytëzojë këtë moment të përkrahjes nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për heqjen e taksës prej 100 për qind ndaj produkteve serbe – raporton Periskopi. Mirena, në Zonën B në Klan Kosova ka deklaruar se në një momentum të tillë, askush […]

Mirena, në Zonën B në Klan Kosova ka deklaruar se në një momentum të tillë, askush nuk do ta fajësonte Qeverinë për marrjen e këtij vendimi.

“Kjo është kërkesë e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në mënyrë që dialogu të vazhdojë”, ka thënë Mirena.

Tutje, ai nuk është pajtuar me idenë e ministrit të Diasporës, Dardan Gashi, i cili është pjesë e ekipit negociator në Bruksel dhe kërkoi nga opozita që të nxirrte mocion në Kuvend, në të cilin do të votohej për heqjen e taksës.

Mirena deklaroi se kjo kërkesë është absurde, pasi sipas tij, Qeveria do të duhej të dilte vetë nga situata që ka krijuar për taksën.

“Ky është një lëmsh në të cilin Qeveria e ka futur vetë. Dhe po duket se sa herë po sillet, po pështjellët më shumë”, shtoi ai.

“Nuk do të duhej të përjetohej si disfatë heqja e taksës”.

Sipas tij, zhvillimet politike në vend ka ndikuar në qëndrueshmërinë e Qeverisë Haradinaj.

“Presioni për taksën që po rritet, për një pjesë të Qeverisë mund të jetë një momentum i favorshëm që dikush të dalë prej Qeverie, me një trofe”, deklaroi ai.

“Kjo taksë është duartrokitur në fillim. Dhe mendoj që ka ndikuar në vetëdijesimin e njerëzve për mos blerjen e produkteve serbe, si dhe ka përcjell një porosi tek ndërkombëtarët se edhe Kosova din me shkaktu probleme.  Nuk është e turpshme, as dobësi, që në marrëveshje me ShBA’në me gjet një zgjidhje për dalje nga kjo situatë. Ka situata të tjera që taksa të mbetet në fuqi, si për shembull vetëdijesimi i popullatës”, përfundoi ai./PERISKOPI

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?