Ministria e Tregtisë iu bën thirrje bizneseve që të vendosin flamujt që tregojnë origjinën e mallit

Ministria e Tregtisë iu bën thirrje bizneseve që të vendosin flamujt që tregojnë origjinën e mallit

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, bashkë me kryeinspektorin e MTI-së, Lulzim Syla kanë vizituar disa markete për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve që tregon origjinën e mallit. Zëvendësministrja Krasniqi theksoi se qëllimi i këtyre vizitave është sensibilizimi i bizneseve që ta zbatojnë udhëzimin administrativ dhe të […]

Zëvendësministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Arbëreshë Krasniqi, bashkë me kryeinspektorin e MTI-së, Lulzim Syla kanë vizituar disa markete për të parë nga afër zbatimin e udhëzimit administrativ për vendosjen e flamujve që tregon origjinën e mallit.

Zëvendësministrja Krasniqi theksoi se qëllimi i këtyre vizitave është sensibilizimi i bizneseve që ta zbatojnë udhëzimin administrativ dhe të fillojnë me vendosjen e flamujve. Ajo u shpreh se qytetarët e kanë pritur shumë mirë vendosjen e flamujve që tregojnë origjinën e mallit.

“Ne sot vizituam disa markete në Prishtinë. Arsyeja e vizitës është vendosja e flamujve, që është përcaktuar me udhëzim administrativ të MTI-së, i cili ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, që i obligon të gjithë operatorët ekonomikë ta zbatojnë. Inspektuam sot dhe pamë se edhe vetë qytetarët  kryesisht bizneset janë të interesuar  ta zbatojnë këtë udhëzim. Ne e dimë se moszbatimi i udhëzimit administrativ është shkelje ligjore ku parashihen edhe dënimet”, tha Krasniqi.

Zëvendësministrja tregoi edhe benifitet që ka ky udhëzim administrativ për qytetarët. Ajo theksoi se konsumatorët do të kenë lehtësim gjatë blerjes së produkteve që u nevojiten në përditshmëri. Më tej, ajo shtoi se interesimi i MTI-së për të monitoruar dhe inspektuar ecurinë e tij është i madh.

“Inspektori po e bën punën e vet dhe do të vazhdojë edhe më tutje, e që konsideroj se kjo çështje do të ndikojë pozitivisht në rregullimin e tregut në Republikën e Kosovës dhe njëkohësisht do ta bëjë më shpejt të kuptueshme dhe më të saktë se çka po blejnë konsumatorët. Ky është edhe qëllimi i vendosjes së flamujve, kjo vlen për të gjitha bizneset nuk ka ndasi”, tha Krasniqi.

Kujtojmë se udhëzimi administrativ ka hyrë në fuqi më 29 dhjetor të vitit 2018, ku i obligon të gjithë shitësit që në anën e majtë të çmimit ta vendosin edhe flamurin e atij shteti se nga importohet produkti për ta treguar origjinën e mallit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?