Ministri Tahiri: Me ndryshimet në Kodin e ri askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë

Ministri Tahiri: Me ndryshimet në Kodin e ri askush nuk do të mund t’i ikë drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka mbajtur sot një konferencë për media në të cilën ka bërë të ditur se gjatë Mbledhje së Qeverisë që do të mbahet të martën, në rend dite do të jetë edhe Projekt Kodi i ri i Procedurës Penale. Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur që në kuadër të zbatimit […]

Ministri Tahiri është shprehur i kënaqur që në kuadër të zbatimit të agjendës së përbashkët “Drejtësia 2020”, po përmbyllet transformimi i drejtësisë penale.

Sipas ministrit Tahiri, nga 547 nene që ka Kodi, 220 prej tyre janë shqyrtuar dhe janë harmonizuar me parimet më të larta të një sistemi ligjor efikas dhe të drejtë, duke u fokusuar në ndryshime që do të mundësojnë luftë të krimit të organizuar dhe korrupsionit. ndër ndryshimet thelbësore, ministri Tahiri ka përmendur suspendimin e zyrtarëve të lartë publik për të cilët është shpallur aktgjykim dënues lidhur me veprat penale të keqpërdorimit të detyrës zyrtare dhe korrupsionit.

“Qëllimi i këtij ndryshimi propozimi është që përmes suspendimit të këtyre zyrtarëve të parandalohet keqpërdorimin e mëtejshëm i autoritetit dhe mos t’u lihet mundësia të ndikohet në prova, element ky kyç për të siguruar ndjekje penale të suksesshme. Nenet e propozuara vlejnë për të gjithë personat zyrtarë të akuzuar për veprat penale të korrupsionit, duke mundësuar kështu trajtimin dhe qasjen uniforme ndaj tyre pa marrë parasysh funksionin ose detyrat që mund të ushtrojnë” ka theksuar Tahiri.

Ndër ndryshime tjera, ministri Tahiri ka përmendur heqjen e dëgjimit të dytë, alternativën e zgjatjes së afatit të hetimeve, ndryshimet që lidhen me procedurat e konfiskimit të pasurisë së paluajtshme të fituar në mënyrë të paligjshme e deri tek shtimi i gjykimit në mungesë, propozim që ka ardhur për shkak se në shumë raste kur ka pasur vështirësi për sigurimin e prezencës së të pandehurit në procedurë,  të pandehurit i janë shmangur drejtësisë e sidomos për krimet më të rënda siç janë krimet e luftës. Përveç kësaj, mungesa e të pandehurit në gjykim ka shkaktuar edhe shpenzime të mëdha si dhe ka rezultuar pa një vendim final nga ana e gjykatës.

“E them me përgjegjësi se me ndryshimet e bëra, askush nuk do të mund t’i ikë ballafaqimit me drejtësinë, askush s’do mund të llogarisë në pasuri të fituar me vepër penale, dhe askush s’do mund të sfidojë sundimin e ligjit në Republikën e Kosovës. Jam i bindur se ky Kod, do ketë përkrahje të gjerë edhe në Qeveri edhe në Kuvend dhe që puna e mirë që është bërë në hartimin e tij, të përmbyllet me një miratimin e tij sa më parë, duke mundësuar kështu transformimin e drejtësisë penale në Republikën e Kosovës, si një sistem efikas, të drejtë, llogaridhënës dhe të përgjegjshëm” ka përfunduar Tahiri.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?