Mikëpritja e Putinit vërehet edhe në Veri të Kosovës, dekorohet me flamuj rusë dhe foto të tij

Me rastin e vizitës së nesërme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Beograd, sot veriu i Kosovës është dekoruar me flamuj rusë dhe foto të Putinit, transmeton Koha.net. Me këtë veprim, përcjell Tanjug, serbët në veri i falënderohen Rusisë për përkrahjen që ajo ia jep Serbisë. Dekorimi është bërë deri në afërsi të Urës […]
Me rastin e vizitës së nesërme të presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në Beograd, sot veriu i Kosovës është dekoruar me flamuj rusë dhe foto të Putinit, transmeton Koha.net.
Me këtë veprim, përcjell Tanjug, serbët në veri i falënderohen Rusisë për përkrahjen që ajo ia jep Serbisë.
Dekorimi është bërë deri në afërsi të Urës kryesore në Ibër.
Krahas simboleve shtetërore ruse valojnë edhe flamujt e Serbisë. /Periskopi












