MI-ja shpërfill sërish kërkesën për anulim të konkursit për zv.drejtor në ASHNA

MI-ja shpërfill sërish kërkesën për anulim të konkursit për zv.drejtor në ASHNA

Ish-asistenti i Ramush Haradinajt, Shpëtim Selmanaj, paraqitet në secilin aktivitet të Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror, si zëvendësdrejtor financiar i saj, por në fakt përzgjedhja e tij është anuluar tetorin e vitit të kaluar. Për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil, ASHNA-ja nuk ka zëvendësdrejtor financiar që nga 2 tetori kur ata dhanë […]

Ish-asistenti i Ramush Haradinajt, Shpëtim Selmanaj, paraqitet në secilin aktivitet të Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror, si zëvendësdrejtor financiar i saj, por në fakt përzgjedhja e tij është anuluar tetorin e vitit të kaluar.

Për Këshillin e Pavarur Mbikëqyrës për Shërbim Civil, ASHNA-ja nuk ka zëvendësdrejtor financiar që nga 2 tetori kur ata dhanë urdhër për anulimin në tërësi të përzgjedhjes dhe procedurave që janë ndjekur për emërimin e Selmanajt në këtë pozitë, raporton KTV.

i tyre erdhi pas disa përpjekjeve të dështuara që ta bindin Ministrinë e Infrastrukturës që këtij mekanizmi t’i lejohet qasja në dosjen e kandidatit të përzgjedhur për pozitën e zëvendësdrejtorit financiar.

Por, as vendimi i tyre për anulim nuk hyri në fuqi.

Të ndodhur përballë këtij fakti, Këshilli e ka dërguar çështjen tutje tek institucionet tjera.

“Ne e kemi njoftuar Kryeministrin dhe Kryeparlamentarin për moszbatim të vendimit. Për ne, Agjencia e Shërbimit të Navigacionit Ajror nuk ka drejtor, sepse një proces i tillë është anuluar nga ana e Këshillit. Ndërkaq, sa i përket ndaljes së rrogës për zyrtarët e Ministrisë së Infrastrukturës që nuk e zbatuan vendimin e Këshillit, është pak vështirë, sepse procedimi administrativ ka filluar në kohën kur ka qenë në fuqi ligji i vjetër i KPMSHCK-së dhe nuk janë paraparë sanksione…”, ka thënë Eshref Shabani, kryesues i KPMSHCK-së.

Sidoqoftë, Kohavisioni gjatë ditës ka provuara të marrë qëndrimin Ministrisë së Infrastrukturës, por nuk janë përgjigjur interesimit të televizionit.

Ndërkaq në e Agjencisë së Shërbimit të Navigacionit Ajror kanë thënë të mos jenë në dijeni për një pezullim të tillë.

Ndërsa, në një intervistë ditë më parë, ministri i Infrastrukturës kishte bërë të ditur se Ministria që udhëheq ai, kishte ushtruar padi për konflikt administrativ ndaj Këshillit, për kontestimin e përzgjedhjes së ish-asistentit të kryeministrit Haradinaj.

Por, Këshilli, në anën tjetër, thotë të mos jetë informuar nga Gjykata se ka një padi të tillë, për të cilën do t’i kërkohej të jepte përgjigje.

Por, jo gjithmonë Ministria e Infrastrukturës nuk i ka respektuar vendimet e Këshillit.

Qeveria e kryeministrit Ramush Haradinaj dhe ministri Pal Lekaj, në janar të 2018-s, i kishte shkarkuar të dy zëvendësdrejtorët e ASHNA-së, me arsyetimin se përzgjedhja e tyre në qershor të vitit 2016 kishte pasur shkelje procedurale, të cilat ishin theksuar në vendimin e KPMSHCK-së.

Megjithëkëtë, vendimi për largim nga puna të Bujar Ejupit e Ersen Shilekut ishte respektuar vetëm pasi këta kishin paditur drejtorin e ASHNA-së për keqpërdorim të buxhetit dhe keqmenaxhim në këtë institucion.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?