Mësohet nëse Komandant Remi kthehet në Kosovë, pas intervistimit

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në Hagë, ka përfunduar sot marrjen në pyetje të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi. Ish-eprori i UÇK’së në zonën e Llapit tani do të kthehet në Kosovë. Këtë e ka konfirmuar ekipi i avokatëve mbrojtës të Remit. “Po, Remi do të kthehet në […]

Zyra e Prokurorit të Specializuar të Kosovës, në Hagë, ka përfunduar sot marrjen në pyetje të ish-komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Rrustem Mustafa, i njohur si Remi.

Ish-eprori i UÇK’së në zonën e Llapit tani do të kthehet në Kosovë.

Këtë e ka konfirmuar ekipi i avokatëve mbrojtës të Remit.

“Po, Remi do të kthehet në Kosovë”, thuhet shkurt në përgjigjen e mbrojtjes së Remit për Express.

Nuk dihet nëse Remi do të thirret prapë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar.

Ish-komandanti i UÇK’së është deklaruar para gazetarëve, pas përfundimit të marrjes së tij në pyetje, në Holandë.

“Sot përfundoi intervista pranë Dhomave të Specializuara të Gjykatës në Hagë”, është shprehur Mustafa, në mbrëmjen e së martës.

“Unë isha i ftuar si dëshmitar i dyshuar”, ka thënë ish-komandanti i UÇK’së. “Ka qenë intervistë e gjatë. Sot përfundoi”, ka shtuar ai.

“Pyetjet ishin shumë serioze. Kemi qenë edhe ne shumë seriozë gjatë përgjigjeve. Dhe, sapo përfunduam”, ka përfunduar Remi.

Marrja e tij në pyetje në Hagë ka zgjatur rreth nëntë orë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?