Mënyrat e mahnitshme se si agjërimi i përhershëm ndikon në tru dhe në trup

Mënyrat e mahnitshme se si agjërimi i përhershëm ndikon në tru dhe në trup

Yjet si Beyonce dhe Hugh Jackman e kanë pranuar publikisht se ndjekin plane që përfshijnë agjërimin në mënyrë që ta formësojnë trupin. Por, si ndikon agjërimi i përhershëm? Mark Mattson është neuroshkencëtar shumë i aftë në fushën e tij, andaj edhe ka vendosur të na shpjegojë efektet e agjërimit të përhershëm, transmeton Telegrafi. Fillimisht duhet […]

Por, si ndikon agjërimi i përhershëm?

Mark Mattson është neuroshkencëtar shumë i aftë në fushën e tij, andaj edhe ka vendosur të na shpjegojë efektet e agjërimit të përhershëm, transmeton Telegrafi.

Fillimisht duhet të keni parasysh se agjërimi i përhershëm është një plan 16/8 dhe që është mjaft i njohur në botën e shëndetësisë.

Personat që i përkushtohen këtij lloji të agjërimit zakonisht konsumojnë ushqim brenda një kornize 8 orëshe gjatë ditës, ndërkaq 16 orë të mbetura agjërojnë.

Gjatë periudhës 16 orëshe, trupat e tyre përjetojnë ndryshime të cilat nuk u ndodhin personave që nuk agjërojnë.

Kur ju hani, ju ruani energji në mëlçi si glikogjen. Por, pas 10-12 orëve që nuk keni ngrënë, rezervat e glikogjenit do të jenë në ekstrem të ulëta.

E mira e kësaj është se, kur ka pak glikogjen, qelizat yndyrore në trup lirojnë yndyrë në qarkullim të gjakut. Qelizat yndyrore shkojnë drejt në mëlçi, ku pastaj shndërrohen në energji për trupin dhe trurin. Kështu, ju do të digjni yndyrë për të mbijetuar.

Mostrat e gjakut kanë treguar se personat që agjërojnë 12-24 orë përjetojnë 60% rritje të energjisë nga yndyra, ku ndryshimet më të mëdha ndodhin pas 18 orëve që nuk keni ngrënë.

E mira e agjërimit të përhershëm është se ju vendos në një gjendje të quajtur “ketozë”. Dhe kjo është arsyeja se përse hulumtuesit besojnë se agjërimi i përhershëm mund të jetë çelësi për një jetë të gjatë e të shëndetshme.

Procesi i djegies së yndyrës liron kimikale që quhen ketone. Në tru, ketonet e nxisin lirimin e një molekule të rëndësishme që quhet BDNF. BDNF-ja ndihmon në ndërtimin dhe forcimin e neuroneve dhe lidhjeve të neuroneve në zonat e trurit që janë përgjegjëse për mësimin dhe kujtesën.

Kjo e shpjegon faktin se përse rritja e prodhimit të ketoneve ua përmirëson kujtesën njerëzve me shenja të hershme të demencës brenda gjashtë javëve. Rritja e ketoneve në trup është edhe tretman i zakonshëm për pacientët që vuajnë nga epilepsia.

Megjithatë, duhet të keni parasysh se nuk është e domosdoshme të agjëroni në mënyrë që t’i rritni nivelet e ketoneve. Përfshirja e më shumë ushqimeve yndyrore në dietë dhe shmangia e karbohidrateve mund të kenë efekt të ngjashëm.

Një grup i njerëzve që e kishin provuar këtë dietë për tre muaj, jo vetëm se kishim humbur peshë dhe dhjamë, por edhe kishin pasur shtypje më të ulët të gjakut dhe reduktim të hormonit IGF-1, i cili ndërlidhet me plakjen dhe sëmundjet e ndryshime.

Por, shkencëtarët kanë zbuluar se agjërimi i rritë nivelet e ketoneve më shumë. Dietat ketogjenike mund t’i rrisin ketonet deri në katërfish, por agjërimi mund t’i rritë nivelet e ketoneve deri në 20fish.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?