Mbi 1500 të burgosur, veç 40 gra

Mbi 1500 të burgosur, veç 40 gra

Numri aktual i të burgosurve në Kosovë është 1 mijë e 590 persona. Nga të gjitha Qendrat Korrektuese në vend, Dubrava ka më së shumti të burgosur me afro 800 persona. Kjo shifër është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës. “Numri aktual i të burgosurve është 1 590, ndërsa është Qendra Korrektuese në […]

Numri aktual i të burgosurve në Kosovë është 1 mijë e 590 persona. Nga të gjitha Qendrat Korrektuese në vend, Dubrava ka më së shumti të burgosur me afro 800 persona. Kjo shifër është bërë e ditur nga Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Numri aktual i të burgosurve është 1 590, ndërsa është Qendra Korrektuese në Dubravë që ka numrin më të madh të këtyre të burgosurve që sillet rreth 800 persona”, ka thënë për Indeksonline, Jeton Kabashi nga SHKK.

 

 

Ndryshe masa apo dënimi më i lartë i një të burgosuri është dënimi i përjetshëm. E të burgosurit kosovarë më së shumti janë të dënuar për vrasje të rëndë, vjedhje, dhunim, narkotik e vepra të tjera.

“Veprat për të cilat më së shumti janë të dënuar këta persona janë: vrasje e rëndë, vrasje, vjedhje e rëndë, dhunim, narkotik, etj”, është thënë nga Kabashi.

Të burgosurit e gjinisë mashkullore janë 1 mijë e 547 kurse numri i femrave të burgosura është 43.

Ndryshe më parë është bërë e ditur se shtetit të Kosovës i duhen së paku 1 milion euro në muaj që të mbulojë shpenzimet ditore për të burgosurit dhe të paraburgosurit. Shpenzimet ditore për ta llogariten të arrijnë deri në 44 mijë euro. Vetëm për një të burgosur shtetit i duhet të paguaj deri në 28 euro në ditë. Pra një pjesë e madhe e buxhetit i drejtohet pikërisht Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Në Ligjin për ekzekutimin e sanksioneve penale thuhet qartazi se sanksionet penale ekzekutohen në mënyrën e cila siguron trajtimin human dhe respektimin e dinjitetit të secilit individ. Duke shtuar se personi nuk i nënshtrohet torturës ose trajtimit , apo ndëshkimit çnjerëzor apo degradues.

“Sanksionet penale ekzekutohen në mënyrë plotësisht të paanshme. Askush nuk mund të diskriminohet në bazë të racës, ngjyrës, gjinisë, gjuhës, fesë, mendimeve politike, prejardhjes kombëtare a shoqërore, lidhjes me ndonjë komunitet, pronës, gjendjes ekonomike, sociale, orientimit seksual, lindjes, aftësisë së kufizuar ose ndonjë statusi tjetër personal në Republikën e Kosovës”, thuhet në Nenin 5 të këtij ligji.

Ndërsa Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri përgjatë këtij vitit 2018 pati premtuar kushte më të mira për të burgosurit.

“Jemi duke punuar në ofrimin e kushteve më të mira për të burgosurit, si dhe të kujdesemi për respektimin e të drejtave të tyre pa marrë parasysh racën, gjuhën dhe religjionin në pajtim me legjislacionin në fuqi dhe konventat ndërkombëtare. SHKK, do të jetë në nivelin e detyrës dhe të ketë menaxhim të mirëfilltë, që ia mundëson funksionimin sipas ligjit dhe standardeve më të mira ndërkombëtare”, pati deklaruar Tahiri për Indeksonline.

Sipas tij, ministria do të jetë e përkushtuar edhe në rishikimin e Ligjit për Ekzekutimin e Sanksioneve Penale si dhe infrastrukturën e ambienteve ku qëndrojnë të burgosurit në Kosovë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?