Mbi 1 mijë serbë nga Kosova shkuan për ta pritur Putinin në Beograd

Mbi 1 mijë serbë nga Kosova shkuan për ta pritur Putinin në Beograd

Rreth 1 mijë e 100 serbë nga Kosova me 29 autobusë të organizuar nga Lista Serbe kanë shkuar në Beograd për t’i dhënë mbështetje presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq dhe për ta pritur Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin. Presidenti rus gjatë ditës së sotme ka shkuar në një vizitë zyrtare në Serbi. Putin u mirëprit […]

Presidenti rus gjatë ditës së sotme ka shkuar në një vizitë zyrtare në Serbi. Putin u mirëprit nga presidenti serb si dhe u përshëndetë nga shumë qytetarë serbë të cilët ishin mbledhur. Në mesin e tyre kishte pasur edhe serbë nga Kosova.

Pas një ekskursioni të vogël nëpër Beograd, Putini ka paraqitur qëndrimin e Moskës lidhur me Kosovën. Një pjesë e madhe e takimit mes dy presidentëve i referohej dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit dhe mundësisë së këmbimit të territoreve, gjë të cilën Rusia e përkrah,

Megjithatë zyrtarët serbë kanë thënë se Putini nuk po e sjell zgjidhjen, por është i interesuar të dijë cila është ajo sipas serbëve.

Vuçiqi, gjatë vizitës së Putinit e ka falënderuar atë për përkrahje në ruajtjen e integritetit të Serbisë.

“E kam informuar presidentin Putin për gjithçka çka po ndodh me Kosovën, përfshirë taksën e padrejtë ndaj produkteve serbe. E kam informuar edhe për formimin e Ushtrisë së Kosovës në kundërshtim me rezolutën 1244. Ai po na përkrah në këtë. Unë i kam thënë se Serbia ishte e gatshme për dialog e kompromise, por nuk do të pranojmë përulje”, ka thënë Vuçiqi.

Ndërkaq, presidenti rus konkludoi se Rusia është e interesuar që stabiliteti në Ballkan të ruhet.

“Sa i përket Kosovës, qëndrimi rus dihet. Ne duam që të arrini marrëveshje të pranueshme për ju me Kosovën, bazuar në Rezolutën 1244 të KS të OKB-së. Fatkeqësisht, kohëve të fundit, autoritetet në Kosovë kanë ndërmarrë veprime provokuese gjë që tensionoi situatën në rajon. Për këtë e kam fjalën, për formimin e Ushtrisë së Kosovës, e që është shkelje e rezolutës në fjalë e cila nuk e lejon këtë. Rusia e ndan shqetësimin me Serbinë për këto veprime të papërgjegjshme sepse këto veprime mund të sjellin destabilizim”, ka thënë Putin gjatë deklarimit para medieve.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?